GazetaMax
Lajme

Penov: Politikat rajonale të BE-së janë shansë për zhvillim të komunave

Shkup, 13 dhjetor – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka realizuar 47 projekte për zhvillimin e fshatrave dhe 23 projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, në vlerë të përgjithshme prej 230 milionë denarë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në tryezën e rumbullakët me delegacionin e BE-së organizuar nga ambasada italiane në vend, informon Zhurnal.

  • Problemi i zbrazjes së vendbanimeve rurale apo shpopullimit të tyre është prezent në vendin tonë prej dekadash. Fillimisht si pasojë e migrimit fshat-qytet, e tani edhe më shumë si pasojë e emigrimit të të rinjve jashtë vendit. Rezultatet e fundit të regjistrimit treguan se numri i popullsisë po zvogëlohet, që do të thotë se po humbasim resursin më të rëndësishëm në vend, atë njerëzor, shtoi ai në kuadër të bisedimeve për rigjenerimin e zonave të thella rurale, thotë Penov.

Penov theksoi se komuna më e vogël, Zërnovci, ka vetëm 2086 banorë, ndërsa më e madhja Kumanova ka gati 100 mijë banorë. Këto janë dallime të mëdha që tregojnë për kapacitetet e ndryshme zhvillimore të komunave.

  • Debate të tilla tematike janë me përfitim të madh, sidomos kur nxiten nga vendet anëtare të BE-së. Ne po përpiqemi të sigurojmë kushte elementare të jetesës, por kjo nuk mjafton për të nxitur një zhvillim më serioz. Në politikën e zhvillimit rajonal të BE-së, gjithnjë e më shumë theksi vihet në zhvillimin e bërthamave urbane, të cilat do të kenë fuqi të tërheqin zhvillimin e vendbanimeve përreth, theksoi Penov./Zhurnal.mk

Related posts

Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

Gazetamax.mk

Ukraina dhe Rusia sërish në tavolinë për bisedime

Gazetamax.mk

Ivanov: Propozimi francez është në Komisionin për Punë të Jashtme, duhet të thirret ministrja Teodora Gençovska

Gazetamax.mk