GazetaMax
Lajme

Për herë të parë rritet numri i të punësuarve shqiptar në Fondin për Inovacion

Tashmë një vit, që udhëheq me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe brenda kësaj periudhe jemi përpjekur, që në formë të hapur dhe transparente të menaxhojmë me këtë institucion, duke publikuar për qytetarët të gjitha aktivitetet, mundësitë e mbështetjeve financiare për sipërmarrësitë, universitetet dhe shkollat e vendit tonë. Njëherit, jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve të dërguara nga gazetarët, qytetarët dhe sektori civil, si dhe jemi kujdesur për vizualitetin e të gjitha rezultateve në ueb faqe.

Titulli i lajmit them që është tendencioz, pasi që nuk përkon me brendinë e lajmit, i cili poashtu është kopjuar i gatshëm nga një portal tjetër. Brenda lajmit qartë mund të shihet se revizioni shtetëror, i cili ka hulumtuar punën e Fondit për Inovacion në periudhën 2019-2021, kur unë nuk kam udhëhequr me këtë institucion, ka konstatuar se numri i të punësuarve me vendim pune ka qenë shumë i vogël dhe si nevojë, individë të fushave të ekspertizave të ndryshme janë angazhuar me qëllim të funksionimit të institucionit. Dua të theksoj, se numri i personave të angazhuar me kontratë në vepër gjatë periudhës së menaxhimit nga unë është zvogëluar për 35%, më tepër për shkak të largimit me vetëdëshirë të të angazhuarve dhe kërkimit për mundësi më të mira për karrierën e tyre, disa jashtë vendit, e të tjerë në sektorin privat ku pagat janë më të larta për profile të shkencave dhe inovacionit.

U angazhuam për dizajnimin e një sistematizimi të ri dhe koherent, ku nga 14 vende pune të parapara, parashikuam 50, aq sa na mundësonte ligji, numër i cili konsiderojmë që sadopak do të lehtësojë funksionimin e institucionit dhe parasheh sektorë të ri në përputhje me risitë e fundit në shkencë e teknologji. Për shkak të përcaktimit të detyrave të reja nga qeveria, si procesi i akredimit të FIZHT në Fondin e Gjelbër Klimatik, aplikimet në projektet evropiane Horizon, përgaditjes dhe dizajnimit të afër 10 thirrjeve publike me mbi 1200 aplikime të arritura brenda vitit dhe menaxhimit të gjithë ciklit ligjor të projektit, monitorimit të zbatimit të projekteve, përpilimit të strategjive të reja nacionale për Inteligjencë Artificiale dhe “Smart specializim”, koordinimin me partnerët ndërkombëtare, si dhe të dhjetra aktiviteteve të tjera, konsideroj se numri aktual i të punësuarve, qoftë ato 5 që janë me vendim dhe të tjerët me kontratë në vepër, nuk janë të mjaftueshëm për funksionimin normal të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, prandaj kemi kërkuar nga Ministria e Financave, që të na mundësojë vende pune të përhershme për funksionimin e Fondit dhe plotësimin e vendeve të sistematizimit të ri. Poashtu, çdo i punësuar me kontratë në vepër sjell raportin mujor të punës, ku të gjitha raportet i kemi të arhivuara dhe në bazë të tij dhe kompenzohen.

Dua të theksoj që institucionin që drejtoj, e gjeta me 2.5% të angazhuar si bashkëpunëtor shqiptar, ndërsa sot përfaqësimi i drejt dhe adekuat është 35%. Por, që të njëjtën gjë po përpiqemi ta bëjmë edhe me të punësuarit me kohë të pacaktuar, me qëllim të zbatueshmërisë së të drejtës së garantuar me ligj, prandaj dhe jemi drejtuar me kërkesë deri te MF.

Gjatë konferencës së organizuar nga Banka Botërore në Vienë, më shkruajti gazetari i tetovasot për një deklaratë dhe u dakorduam se pasi të kthehem nga udhëtimi zyrtar do t’i jap deklaratën, por si duket portalit i është shpejtuar të publikoj titull jo në suaza të etikës gazetareske.

Më tragjikja është se asnjë nga mundësitë që ofron FIZHT për qytetarët, bizneset, shkollat dhe universitetet nuk transmetohen nga ky portal, gjë që pamundëson aplikimin nga ana e tyre dhe shfrytëzimin e mundësive që ju ofrohet lexuesve të portalit. Prandaj, bëj thirrje deri tek menaxhmenti i tetovasot, që të informojnë drejt dhe në suaza të etikës gazetareske, pa tentuar ulje të imazhit tim, por edhe të çdo individi tjetër, që me shumë sakrificë, nder e mund po shërben qytetarët.

Related posts

Bytyqi: Do të importohen punëtor nga jashtë, fillimisht nga Ballkani Perëndimor

Gazetamax.mk

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Gazetamax.mk

Propozim ligji për sulm ndaj gazetarëve ”fle” në kuvend

Gazetamax.mk