Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar pezullimin e qarkullimit në linjën hekurudhore që lidh Madridin me rajonin e Andaluzisë, në jug të vendit. Mediat spanjolle raportojnë për persona të lënduar, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje.
Lajmi u bë i ditur nga kompania hekurudhore spanjolle ADIF, e cila njoftoi në rrjetin social X se trafiku në linjën Madrid–Andaluzi ishte pezulluar pas një përplasjeje të raportuar mes trenit dhe një automjeti përpara tij, pa dhënë fillimisht detaje të mëtejshme. Gazeta spanjolle El País raportoi se dëshmitarët kishin njoftuar për persona të lënduar.
Sipas të njëjtit burim, dyshohet se dy vagonë dolën nga shinat dhe përfunduan në një zonë pranë linjës hekurudhore.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 09:00, sipas orës lokale, në zonën mes qyteteve Los Yébenes dhe Urda, në provincën e Toledos. Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kishin dhënë një bilanc zyrtar të të lënduarve, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.
Burimi:botasot.info
