GazetaMax
Lajme

Përplasje mes LSDM dhe VMRO: Po e përmirësojmë standardin e qytetarëve, Qeveria po shpenzon për mobilje

Në kohë krize, Qeveria LSDM-BDI po shpenzon shuma marramendëse nga paratë e qytetarëve në luks. Miliona denarë të shpenzuara në mobilje, saksi, lule, kafe e shërbime hotelierike, në vend se këto para të drejtohen për të ndihmuar qytetarët. Kështu akuzon VMRO DPMNE-ja, duke radhitur disa prej shpenzimeve të ministrive në këtë kohë krize.

Por, LSDM thotë se shteti po bën gjithçka për të mbrojtur buxhetin familjar të qytetarëve. Heqja e TVSH-së, rritja e pensioneve dhe ndihmat për familjet e varfra u përmendën nga LSDM si masa që kanë ndihmuar qytetarët të përballojnë krizën.

“Në kohë krize, shteti ndau mjete për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Me heqjen e Tatimit për vlerë të shtuar në prodhimet bazë arritëm ta mbrojmë buxhetin famijar nga rritja e çmimeve. Në tre muajt e ardhshëm, 330.000 pensionistë dhe rreth 36 mijë familje ma të hyra të vogla do të marrin 1.000 denarë shtesë. Nga shtatori vijon rritja e pensioneve”.

Megjithatë nga LSDM nuk përgjigjen për shpenzimet e ministrive, që sipas VMRO DPMNE-së kanë kaluar mbi 2 milion denarë në 5 muaj për gjëra jo të domosdoshme dhe të parëndësishme, në kohën kur vendi po përballet me krizë ekonomike dhe inflacion të çmimeve.

Related posts

Deri dje pa shtetësi e pa të drejtë vote, sot e gatshme të bartë procese politike

Gazeta Max

Mexhiti: Anketat do të jenë një nga faktorët kyç për kandidatët e VLEN-it në zgjedhjet lokale

Gazeta Max

Bajrami: Janë zgjedhur rreth 2000 lëndë nga anti-korrupsioni

Gazeta Max