GazetaMax
Lajme

Pesë të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë mashtruar kompaninë në të cilën ata punonin.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshurit, në periudha të ndryshme kohore, kanë keqpërdorur besimin brenda kompanisë, siç thuhet, duke shmangur evidentimet e rregullta.

LEXO EDHE:

Haziri thotë se muajt e ardhshëm janë deshpërues për gjilanasit, ja pse

“Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta.Ndërmarrja e veprime hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dheE. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Ramadani: Telefonata e Cholletit me Vuçiqin e la veriun të qetë – qeveria të koordinohet me aleatët

Gazeta Max

Mesdheu dhe Ballkani përfshihen nga i ftohti polar

Gazeta Max

Osmani: Mërgimtarët që kanë M-kartë, janë të privilegjuar në aeroporte

Gazeta Max