GazetaMax
Ballina

Peshëngritja e rregullt ulë rrezikun e vdekjes së hershme, tregon studimi

Ushtrimet e rregullta me pesha janë të lidhura me një rrezik më të ulët të vdekjes së hershme nga çdo shkak, përveç kancerit, sipas një studimi të ri.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se një rutinë javore ushtrimesh që përfshin si pesha ashtu edhe aktivitete aerobike, mund të ketë një efekt shtesë.
Në studimin e ri, studiuesit vlerësuan veçmas dhe së bashku ndikimin e mundshëm të ushtrimeve me pesha dhe aktiviteteve aerobike në rrezikun e vdekjes tek të moshuarit.
“Zbulimi ynë se rreziku i vdekshmërisë dukej të ishte më i ulëti për ata që morën pjesë në të dy llojet e ushtrimeve, ofron mbështetje të fortë për rekomandimet aktuale për t’u përfshirë në aktivitete aerobike dhe për forcimin e muskujve”, u tha në studim.
“Të moshuarit ndoshta do të përfitonin nga shtimi i ushtrimeve të ngritjes së peshave në rutinat e tyre të aktivitetit fizik”.
Studiuesit zbuluan nga të dhënat se ushtrimet me pesha dhe aerobike ishin të dyja të lidhura në mënyrë të pavarur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, por jo nga kanceri.
Ata thonë se përdorimi i peshave një ose dy herë në javë lidhej me një rrezik 14 përqind më të ulët të vdekjes, raporton Independent.
Rreziku më i ulët i vdekjes, thonë studiuesit, ishte në mesin e atyre që raportuan se bënin të dy llojet e aktivitetit fizik.

Related posts

Bushi në Forumin e Salzburgut: Jemi përkrah nismave të përbashkëta për parandalimin e emigracionit

Gazetamax.mk

Ky grim e ka shndërruar në ‘japoneze’ Nora Istrefin!

Gazetamax.mk

Ju njohim me këngëtarin Kushtrim Thaqi, gati një super projekt nga Nurtel

Gazetamax.mk