GazetaMax
Lajme

Petkov: Edhe Maqedonia e Veriut mund të përfitonte nga propozimi francez

Shkup, 24 qershor – Me propozimin francez fiton edhe Maqedonia. Kështu u shpreh Kirill Petkov duke komentuar deklaratën e Kovaçevskit pasi ky i fundit refuzoi propozimin francez, transmeton Zhurnal.

Ka përfunduar diskutimi i djeshëm për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov për Ballkanin Perëndimor deklaroi se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij për RMV-në, dhe se nuk do të deklarohet për qëndrimin bullgar, para se ai të vijë nga parlamenti i Bullgarisë.

“Ajo që tha Kovaçevski është se deri tani diplomacia bullgare dhe pozita bullgare në pozitën franceze është me të vërtetë ajo që gjithnjë kemi shpresuar se do ta kemi me mbrojtje për Kushtetutën, me mbrojtje për diskriminimin dhe supozoj se është e vështirë për lëvizje. Por, për ta mendoj se është e rëndësishme rruga evropiane që RMV të përparojë, të vazhdojë, të bëhet real, të ndodhë. Edhe ata kanë çfarë fitojnë, por mirë që qëndrimi jonë ishte i mbrojtur”, tha Petkov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse vendet tjera anëtare e pranojnë propozimin, Petkov tha:

“Mund të themi se jo secili e kuptoi pse propozimi francez është aq i rëndësishëm për zgjidhjen afatgjate në rajon. Më vjen mirë që direkisht munda ta bëjë këtë komunikim dhe nuk kishte dikush nga palët të thotë se nuk kupton. Dmth ky komunikim ishte i rëndësishëm dhe ajo që gjithashtu ata e respektuan se Parlamenti bullgar është institucioni i fundit i cili do të sjellë vendim, mendoj se ishte dëshmi e mjaftueshme për atë që e thash në dy muajt e fundit, por disi e shfrytëzuan si retorikë politike dhe nuk besuam se do ta mbajmë fjalën”, tha Petkov./Zhurnal.mk

Related posts

Lotaria shtetërore mban llogari për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Gazeta Max

Bekteshi siguron se janë ndërmarë të gjitha masat vitin e ardhshëm të mos ketë shtrenjtim të rrymës

Gazeta Max

Azeski: Nëse nuk bëhet asgjë për energjinë elektrike, humbjet e kompanive do të jenë të mëdha

Gazeta Max