GazetaMax
Lajme

Petrovska: Duhet t’i thyejmë të gjitha stereotipet për gratë në pozita udhëheqëse

Shkup, 20 shtator – Për këto 30 vite pavarësi, shumë gra pa marrë parasysh a janë nga sfera politike ose ndonjë pjesë tjetër e jetesës shoqërore dëshmuan se kanë mjaftueshëm cilësi që me sukses të punojnë në pozicionet të cilat i kanë pasur ose i kanë, konsideron ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Sot profesionet nuk i ndajmë në femra ose meshkuj, por ne gratë jemi të pranishme në çdo profesion sepse konsiderojmë se kemi mjaftueshëm kapacitet dhe cilësi të cilat duhet t’i dëshmojmë dhe me të cilat duhet në praktikë të ndihmojmë në jetesën shoqërore, ndërsa me këtë t’i ndihmojmë edhe shtetit tonë”, theksoi Petrovska në emisionin e sotëm “Prikazna”(Rrëfimi) në Radio Televizionin e Maqedonisë ku ishte mysafire.

Shtoi se gratë nuk janë vetëm kuotë dhe numër në shoqëri, por se japin rezultate reale dhe cilësore. Në pyetjen nëse shoqëria është e gatshme për grua – kryeministre ose presidente, Petrovska nënvizoi se nuk bëhet fjalë për gatishmëri, por për atë nëse gratë e suksesshme janë të dukshme në publik.

“Jam e bindur se qytetarët tanë vendimet në zgjedhje pa dallim nëse janë presidenciale, parlamentare ose lokale në të ardhmen gjithnjë e më pak do t’i marrin në bazë të asaj nëse ndonjë kandidat është grua ose burrë, por se a do të jenë të bindur në cilësitë e tij ose të saj”, konsideron Petrovska.

Sa i përket ekspozimit të grave në seksizëm dhe diskriminim, Petrovska theksoi se ajo dukuri ende ekziston dhe se është i nevojshëm dënimi i zëshëm nga e gjithë shoqëria, veçanërisht sepse kjo mund të shkaktojë edhe dukuri të tjera të padëshiruara si dhuna psikike ose fizike.

“Unë kam qenë subjekt i sulmeve dhe ato kanë qenë kryesisht sulme personale bazuar në pamjen time, mënyrën e veshjes. Ata ndoshta kishin një qëllim të vetëm – dhe ai ishte të më demotivonin për të vazhduar rrugën që fillova të ecja. Siç mund ta shihni edhe pas tetë muajsh nga fillimi i atyre sulmeve, unë jam ende në të njëjtin pozicion dhe nuk hezitoj të jem këtu. Falënderoj të gjithë kritikët me qëllime të mira edhe publikisht dhe privatisht të cilët më japin sugjerime jo vetëm për sjelljen dhe veshjen time, por edhe për punën, sepse qëllimi i secilit prej nesh është të përpiqemi të jemi më të mirë në atë që punojmë, ndërsa gjithmonë për kritikat e mira ka hapësirë ​​të mjaftueshme. Por, sulmet ishin befasi për mua, sepse në këtë pozicion prisja që të diskutonim për kritikat për mënyrën e menaxhimit të ministrisë, politikat që drejtoj dhe proceset që ndodhin dhe jo diçka që unë personalisht e konsideroj dytësore”, tha Petrovska.

Solidariteti mes grave, theksoi Petrovska, ishte i dukshëm dhe shumë i rëndësishëm sepse dëshmon se gratë dhe e gjithë shoqëria u bashkua në dënimin e këtyre sulmeve personale.

“Shoqëria e sheh se çka ndodh dhe më vjen mirë që llojin e tillë të reagimit e shoh edhe më tutje, gjithnjë kur ndonjë grua edhe në politikë edhe në publik do të jetë subjekt i sulmeve personale, kritikave të pabaza ose përçmim. Kjo nënkupton se ne gratë dimë të bashkohemi dhe të ndihmohemi mes vete”, tha ministrja Petrovska.

Related posts

Mexhiti: Kryesia e re e BDI-së, rikthen vlerat origjinale të partisë!

Gazetamax.mk

Varheji: Ballkan i Hapur është një mundësi për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së

Gazetamax.mk

Mariçiq-Varhej: Të gjithë në RMV do të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit

Gazetamax.mk