GazetaMax
Lajme

Petrovska: Partneriteti në NATO është një mundësi tjetër për të treguar fuqinë e Aleancës

Sofje, 20 maj – Partneriteti në NATO është edhe një mundësi tjetër për të treguar forcën e Aleancës dhe për të marrë pjesë në baza të barabarta në procesin e garantimit të mbrojtjes dhe sigurisë sonë, tha ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë të Veriut Slavjanka Petrovska në programin e politikës së jashtme të BNT “Bota dhe ne”.

Sipas ministres të Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, pushtimi rus i Ukrainës fsheh rreziqe të caktuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat shtetet anëtare të rajonit duhet t’i parashikojnë dhe të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur.

“Nëse deri para disa vitesh Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila është pjesë e këtij rajoni, dëshironte të mbrohet, tani është pjesë e mbrojtjes dhe garanton sigurinë rajonale. Në Bruksel po mbahet mbledhja e Komitetit ushtarak të NATO-s, ku një nga çështjet që do të diskutohet është formimi i grupit luftarak në krahun lindor të Aleancës, i cili do të jetë në Bullgari nën komandën italiane”, tha ministrja Petrovska.

Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka vullnet politik të marr pjesë në të, ndërsa ekziston edhe mbështetje publike.

Sipas saj, bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes është në nivel të shkëlqyer dhe do të thellohet. Ministrja Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut është shumë e kënaqur me shkollimin e oficerëve të saj në universitetet ushtarake bullgare dhe veçanërisht në Akademinë ushtarake në Sofje.

Për momentin, Maqedonia e Veriut është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për edukimin dhe ritrajnim e mjekëve ushtarakë dhe personelit të Akademisë Mjekësore – Ushtarake në Sofje.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, informoi se ka ftuar ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Dragomir Zakov që të vizitojë Shkupin, si dhe njësitë e dy armatave për të kryer stërvitje të përbashkëta në bazën në Krivolak.

Related posts

Vrasja e kushëririt në Viti, 71 vjet burg për të akuzuarit

Gazetamax.mk

Milanoviq propozoi që Kosova të anëtarësohet në NATO, reagon ministri Mehaj

Gazetamax.mk

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

Gazetamax.mk