GazetaMax
Lajme

Petrovska takon familjarët dhe pjesëtarët e Armatës që janë në misione paqësore

Shkup, 24 dhjetor – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec morën pjesë në takimin tradicional para Vitit të Ri me familjet dhe pjesëtarët e Armatës dhe Ministrisë, të cilët janë në misione paqeruajtëse.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, duke ua uruar festat e ardhshme anëtarëve të pjesëtarëve dhe familjeve të tyre, ministrja Petrovska u shprehu mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin në misionet e paqeruajtëse dhe shprehu mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve, por edhe për mbështetjen të cilën e marrin nga familjet e tyre.

“Dua t’ju them dy gjëra – së pari, më vjen shumë mirë që jeni këtu dhe do të shiheni me prindërit tuaj, dhe së dyti dhe më e rëndësishmja – aq sa ne jemi krenarë për ta, aq të jeni krenarë edhe ju. Pa dallim që tani për këto festa nuk do të jeni bashkë fizikisht, por gjithsesi që shumë shpejt do të jenë me ju, i presim që të kthehen të gjallë e të shëndoshë”, tha Petrovska.

Përmes kyçjes së lidhjes, përfaqësuesit tanë nga misionet paqeruajtëse KFOR në Kosovë, UNIFIL në Liban, Altea në BeH, Misioni i BE-së – EUTM në Republikën e Afrikës Qendrore, NMI në Irak, “Prezenca e Përparuar e Përforcuar” (eFP) në Letoni dhe misioni “Aktivitetet e vigjilencës së shtuar” (eVA) në Rumani dhe Bullgari, kanë shprehur motivim dhe gatishmëri të lartë për kryerjen profesionale të detyrave të ngarkuara

Related posts

Moti sot me diell dhe me vranësira, pasdite mundësi për shi

Gazeta Max

LSDM: Mickoski hoqi dorë nga protestat, nuk ka mbështetje nga qytetarët

Gazeta Max

Kovaçevski-Saracin: Maqedonia e Veriut është në rrugën e progresit dhe prosperitetit

Gazeta Max