GazetaMax
Lajme

PLD: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, të zhbllokohet puna e Kuvendit

Shkup, 11 maj – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë moment nuk janë zgjidhje për dalje nga problemet aktuale, ndërsa nismat e partive opozitare janë nxitur vetëm nga interesat partiake dhe dëshirat për marrje të pushtetit, është konkludimi i Partisë libaral-demokratike pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit ekzekutiv.

“Tani është e domosdoshme e tërë energjia e politikanëve të kahëzohet drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të cilat janë shkaktuar nga kriza ekonomike dhe energjetike në Evropë”, thonë nga partia.

Sipas PLD-së, Qeveria ka mjaft kapacitete dhe profesionalizëm për t’u përballur me sfidat dhe t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Prandaj kërkojmë të normalizohet puna e Kuvendit, i cili në këto momente të krizës duhet të punojë vetëm në interes të popullit, e jo për interesa të ngushta partiake të individëve apo grupacioneve”, shtojnë nga PLD.

Partia e përshëndetë vendimin historik të Patriarkanës Ekumenike për njohje të Kishës ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkvisë së Ohrit.

Related posts

VMRO-DPMNE ka dorëzuar 200 amendamente për buxhetin

Gazeta Max

Po të mos ndodhte Koçani do të harroheshin tragjeditë tjera

Gazeta Max

Kryetari i Bogovinës, Besnik Emshiu uron besimtarët për muajn e shenjtë të Ramazanit

Gazeta Max