GazetaMax
Lajme

Po importohet rrymë elektrike përshkak defektit në REK Manastir

Fakti që të gjitha informacionet janë në dispozicion për qytetarët në nivel ditor, pasi Qeveria në nivel ditor e publikon prodhimin e energjisë elektrike dhe si funksionojnë kapacitetet prodhuese, tregon se nuk duhet të shqetësohen. Megjithatë ka ditë si sot ose dje kur bëhet importi i energjisë elektrike me qëllim që të kënaqen nevojat në tregun e rregulluar që është obligim i EMV-së, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kjo, siç tha, është për shkak të defektit të vogël në njërin prej blloqeve të REK Manastir.

“Në REK Manastir pati rrjedhje të një tubi të blloqeve, por të punësuarit po punojnë në sanimin e tij. Blloku i tretë nuk është në funksion pasi që nga viti i kaluar ishte djegur transformatori. Ky transformator është rregulluar dhe tashmë janë shfaqur fotografi se është nisur nga fabrika në Turqi”, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë turke “Teknopanel” për një investim në ZZHTI Shkup.

Ai theksoi se transporti nga Turqia është pak më i komplikuar pasi bëhet fjalë për ngarkesë prej 240 tonësh që nuk mund ta kalojë urën në vendkalimin kufitar Ipsala midis Turqisë dhe Greqisë.

“Për këtë arsye transporti është kombinuar me automjet transportues special, pastaj me anije deri në Selanik dhe nga Selaniku sërish me automjet do të arrijë në REK Manastir. Falë marrëdhënieve të mira me Qeverinë greke tashmë i kemi siguruar lejet transportuese dhe pritet deri më 22 nëntor transformatori të arrijë në REK Manastir dhe të bëhet montimi dhe me atë të lëshohet edhe blloku i tretë në funksion”, sqaroi Kovaçevski.

Potencoi se në TEC Negotinë është duke u bërë remont i rregullt i gjeneratorit, por siç theksoi edhe për shkak të çmimit të lartë të mazutit ky elektrocentral do të prodhonte energji me çmim më të shtrenjtë sesa që është për momentin në bursa.

Si përparësi e vlerësoi faktin që në tetë javët e kaluara nuk janë harxhuar mjete të planifikuara për importimin e energjisë elektrike, pasi EMV ka arritur të prodhojë sasi më të madhe se ajo që ka qenë e nevojshme.

Related posts

CIA: S’ka prova, Putini nuk po përgatit sulme bërthamore

Gazetamax.mk

Konferencë “BE në kufijtë e paqes dhe stabilitetit”

Gazetamax.mk

Spasovski: Ruajtja e pavarësisë është obligim

Gazetamax.mk