GazetaMax
Ballina

Po ju, për çfarë ziheni më shumë me partnerin?

Një bebush erdhi në jetë dhe e gjithë familja është më e lumtur se kurrë. Por pas entuziazmit të fillimit dhe pas mbarimit të vizitave të fisit, nis jeta e vërtetë. “Beteja” më sfiduese për çiftin nuk kalon pa disa sherre karakteristike, që do s’do DUHET t’i përballosh.
Kush ka radhën të ndërrojë pelenat
Nuk mund t’ju ndihmojmë me këtë. Mbyllni hundën dhe bëni përpara me jetën tuaj.
Të ftuarit
Të kesh mamanë e tij aty për çdo ditë duke të të dhënë një dorë duket super…derisa vizitat e saj zgjaten dhe zgjaten dhe zgjaten…Heh, s’ju duket mjaftueshëm arsye për fillim sherri?
Punët e shtëpisë
Ti po i jep gji ndërkohë që sheh kapicën e enëve që të thërret në kuzhinë. Ai nuk luan vendit dhe as që i bie në sy kjo gjë. Këtu fillon gjithçka. Ziheni dhe në fund enët i lan vjehrra.
Seksi
Ti sapo ke nxjerrë një njeri dhe nuk je fare në humor për seks. Edhe pasi doktori të thotë qartë se mund t’i kthehesh asaj jete, shkruan anabel. Pasi jeni bërë prindër ti dhe ai nuk koordinoni më me oraret e seksit kështu që nisin zënkat. Edhe kur mendonit se e gjetët kohën për të rikthyer pasionin, dëgjon ulërimat më të ëmbla të shtëpisë. Bebushi u zgjua!
Gjumi
Gjumi, të cilin t’i e harrove sapo ai/ajo lindi. Me shumë gjasa ju po ziheni se kush meriton të flejë apo kush e ka mbajtur gjithë natën bebushin. E kuptojmë shumë mirë, por përpiquni të mos ankoheni shumë. Gjatë kësaj kohe bëni sikur ju zuri gjumi papritur.
Originally posted 0202-10-30 01:00:10.

Related posts

Anketa e dhjetorit/ Ali Ahmeti dhe BDI bindshëm fitues në kampin politik shqiptar

Gazetamax.mk

Këto tre shenja paralajmërojnë se diçka nuk po shkon si duhet me gjëndrën tiroide

Gazetamax.mk

Migena Xhafa aktivistja që ndihmon fëmijët me nevoja speciale

Gazetamax.mk