GazetaMax
Lajme

Po përmbyllë një vit plot suksese/ Festim Halili: Llogaridhënia para qytetarëve është obligim për ne

Me rastin e festave të fundvitit, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shënuar 2023 si vit mjaft të suksesshëm.

Llogaridhënia para qytetarëve është obligim për ne. Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik po përmbyll një vit shumë të suksesshëm, e kjo ndodh vetëm me një ekip të shkëlqyer të rinjësh entuziastë e kreativ. Të reflektojmë disa nga pikat:

1️⃣ Maqedonia e Veriut në vitin 2023 pati rritje në ranglistën e inovacionit për 12 vende, kërcimin më të madh të shtetit të njohur ndonjëherë në këtë fushë. Nga pozita e 66 në pozitën e 54, ranguar nga Global Innovation Index.
2️⃣ Zhvilluam dhe prezentuam asistentin e parë digjital në suaza të shtetit, të emëruar si Ada, që komunikon në 3 gjuhë në formë inteligjente: shqip, maqedonisht dhe anglisht.
3️⃣ Realizuam thirrjen për startup the spinoff, ku mbështetëm 61 kompani të reja me projekte inovative.
4️⃣ Realizuam thirrjen për zhvillim teknologjik dhe të përshpejtuar ekonomik, ku mbështetëm 86 kompani.
5️⃣ Realizuam thirrien për komercializim të produkteve inovative, ku mbështetëm 37 kompani.
6️⃣ Realizuam përfaqësimin e drejt dhe adekuat.
7️⃣ Përmbyllëm thirrjen për akceleratorët shtetëror, ku janë mbështetur 3 akcelerator.
8️⃣ Digjitalizuam 13 kompani në sektorin e turizmit dhe agrikulturës, në bashkëpunim me ambasadën Zvicerane.
9️⃣ Realizuam sfidën për krijim të shkollave të mençura në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.
🔟 Realizuan partneritet me USAID për të krijuar Qendrën Hub për trajnim të punëtorëve në fushat e punëve të gjelbra.
11. Realizuam dhe thithëm fonde të jashtme përmes projektit Horizon Europe, ku do mbështeten kompanitë me vauçer Inovativ.
12. Fituam grant nga Ipa3 nga Delegacioni Evropian për mbështetje të ekosistemit të bizneseve në vlerë prej 20 miljon euro në gjelbrimin e pajisjeve të tyre.
13. Aplikuam në fondin më të madh të Kombeve të Bashkuara “Green Climate Fund”, që do jetë një mundësi e madhe për kompanitë vendore.
14. Arritëm marrlveshje me UEJL dhe Universitetin e Manastirit, për hapjen e dy info qendrave të Fondit.
15. Sollëm ETF e Bashkimit Evropian në Shkup, ku mbajtëm konferencën ndërkombëtare në digjitalizim dhe gjelbrim të këtij sektori.
16. Filluam bashkëpunim me JETROn japoneze për ti ngritur akoma më lartë startupet tona.
17. Realizuam garat Junior Achievement në bashkëpunim me Usaidin.
18. Realizuam garat e të rrinjve Upshift, në bashkëpunim me UNICEF.
19. Mbështetëm kompeticionin NASA space app.
20. Krijuam sistematizim modern për Fondin.
21. Inicuam realizimin e Strategjisë Nacionale për Inteligjencë Artificiale, ku me partnerët ndërkombëtar jemi duke punuar për këtë strategji.
22. Realizuam 3 laboratore Fablab dhe 4 të tjerë në Makerspace, të cilët janë në realizim e sipër.
⭕️ Shumë aktivitete të tjera si panele, konferenca, rrjetizim me UNECE e OKB, zhvillim të heliksit të katërfishtë: sektor privat, sektor publik, akademi dhe sektori joqeveritar.
✅️ Falemnderojmë të gjithë që na përkrahët në këtë rrugëtim dhe që gëzuat në sukseset tona të përbashkëta dhe që i bëtë më kuptimplota. Ju uroj shumë shëndet juve dhe familjeve tuaja, ndërsa viti i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar, të duam njëri tjetrin e të progresojmë si shoqëri akoma më shumë.

Related posts

Koordinatori i zgjedhjeve të Forumit rinor të BDI-së, Festim Halili fillon aktivitetet

Gazetamax.mk

Tre propozime nga partitë bullgare në Parlament për propozimin francez

Gazetamax.mk

2 denarë shtesë për kilogram për subvencionim të rrushit

Gazetamax.mk