Policët kërkojnë shtesa prej 200 euro në pagë

Date:

Policët po kërkojnë rritjen e pagës.
Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e shqetësuar me informatën se Ligji mbi Pagat kthehet në pikën zero pa dhënë ndonjë arsye.
Në njoftim thuhet se kjo sindikatë do të ftoj në takim urgjent Këshillin Drejtues të Sindikatës për hapa tjerë sindikal, gjithashtu ata kërkojnë takim urgjent edhe me Presidenten Osmani e Kryeministrin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Për momentin e krijuar,deri në hartimin,projektimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon që të gjithë pjestarëve të Policisë pa dalim t’ju shtohet në pagë shumë nga dyqind (200) euro. Kjo kërkesë është shumë modeste në krahasim me pagën që merr polici dhe rritjen enorme të çmimeve në vend.Mbesim me shpresë se Presidentja dhe Kryeministri do të marrin parasysh kërkesën tonë mediatike për takim!”

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës...

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e drunjëve, asnjë investim

Përkundër faktit se në Parqet Nacionale me ligj është...

Klinika Universitare Reumatologjike pjesëmarrëse në Kongresin Reumatologjik EULAR 2023 në Milano

Klinika Universitare Reumatologjike me stafin e saj merr pjesë...