GazetaMax
Lajme

Policia serbe arreston një kosovar

Një kosovar u arrestua sot nga policia serbe.
Policia serbe e ka arrestuar kosovarin Abaz Beqirajn mëngjesin e kësaj të diele në kufirin Hungari – Serbi.
Lajmin për e ka konfirmuar, vajza e Abazit, Melihate Beqiraj, e cila tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali i tij në Gjermani ndërsa për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.
“Baba ka qenë për vizitë tek djali. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo, njofton Klankosova.
Tutje, ajo thotë se familja e saj kanë tentuar të kontaktojnë edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por kjo nuk ka qenë e mundur.
Beqiraj deklaroi se babai i tyre është i sëmurë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla më parë.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me kompaninë me të cilën Beqiraj ishte duke udhëtuar.
Sipas kompanisë, policia serbe kanë thënë se Abaz Beqiraj e ka një dënim të vitit 2010, por nuk dihet se i çfarë natyre ishte ky dënim, teksa shtuan se në pikën kufitare policia nuk ka paraqitur vendim të gjykatës.
“E kanë ndalur një udhëtar, por nuk dihet arsyeja. Ai është ndalur nga pala serbe, por sipas policisë, ai e ka një dënim të vitit 2010. Janë munduar të merret vesh se çfarë dënimi dhe policia nuk e kanë ditur dhe vendimi prej gjykatës nuk është paraqitur në pikën kufitare”, janë shprehur nga kompania.

Related posts

Thellohet skandali me mjekun pa diplomë, 33 vjeçari kishte ndërprerë studimet në 2014

Gazetamax.mk

Bekteshi-Donmez: Do të intensifikohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

Gazetamax.mk

Aplikimi i detyrueshëm i sistemit për menaxhim me lëndët në prokuroritë publike

Gazetamax.mk