GazetaMax
Lajme

Pranga shefit të Rrugores/ Tiranë, arrestohet Roven Zeka, dyshime për korrupsion në një aksident

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka lëshuar të shtunën urdhër arresti për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.

Në pranga kanë rënë edhe shefi i oficerëve të Policisë Gjyqësore për Aksidentet Sokol Novaku si dhe oficeri Edison Tabaku.

Mësohet se SPAK, urdhër arrestet i ka lëshuar nën dyshimin se shefi i qarkullimit rrugor Roven Zeka dhe dy Oficerët e Policisë Gjyqësore, se janë të përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident. Për këtë dyshohet se ka pasur dijeni edhe shefi I komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka.

Denoncimi sipas të dhënave nga SPAK, mësohet se është bërë nga një qytetarë.

Related posts

Xhaferi në Tiranë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”

Gazeta Max

Spasovski: Ruajtja e pavarësisë është obligim

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Taravari nesër tregon se a e ka mbyllur shtegun e bisedimeve me BDI-në ose JO

Gazeta Max