Zëri i ëmbël dhe i veçantë i Shqipe Kastratit, bilbilit të këngës popullore, vjen sërish për publikun me një potpuri të bukur e plot emocion, të titulluar “Kthimi i mërgimtares”.
Me interpretimin e saj karakteristik, Shqipe Kastrati sjell një atmosferë të veçantë muzikore, duke i dhënë jetë këngës popullore dhe duke prekur një temë që zgjon emocione të veçanta te shqiptarët kudo që ndodhen: mërgimin, mallin për vendlindjen dhe gëzimin e rikthimit në atdhe.
E njohur për vokalin e saj melodioz dhe përkushtimin ndaj muzikës popullore, Shqipe Kastrati dëshmon edhe një herë pse gëzon simpatinë e publikut dhe pse me të drejtë mund të quhet bilbili i këngës.
Orkestrimi i kësaj potpuri është realizuar nga Fatos Canolli, producent ekzekutiv është Burim Isak Krasniqi, ndërsa publikimi vjen nën kujdesin e Baresha Network dhe RedMedia.
“Kthimi i mërgimtares” është një dhuratë e bukur muzikore për dashamirët e këngës shqipe, veçanërisht për ata që përmes muzikës gjejnë një copëz vendlindjeje dhe kujtime nga vendi i tyre.
