Prej nesër fillon regjistrimi i bujqësisë

Shkup, 14 qershor – Prej nesër deri më 30 qershor, Enti shtetëror për statistikë do të zbatojë regjistrim provë të bujqësisë me të cilin do të përfshihen një numër i caktuar i bizneseve familjeve që merren me bujqësi dhe subjekte afariste që janë të regjistruara dhe merren me aktivitete lidhur me bujqësinë.

Qëllimi kryesor i Regjistrimit provë, siç theksojnë nga ESHS-ja, është që të testohen metodologjia dhe pikëpyetjet për zbatimin e Regjistrimit, si dhe aktivitetet organizative dhe profesionale të këtij aktiviteti.

Për këtë qëllim, do të vizitohen disa biznese familjare që merren me bujqësi në komuna të përzgjedhura si Ilindeni, Kumanova, Tetova, Kavadari, Krivogashtani, Strumica dhe Çeshinovë-Obleshevë), si dhe subjekte afariste në shumë komuna: Ilinden, Gazi Babë, Kisella Vodë, Butel, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Resnje…

Nënshkruesit, të trajnuar nga ana e Entit shtetëror për statistikë, do t’i vizitojnë bizneset bujqësore dhe subjektet afariste dhe do t’i intervistojnë me ndihmën e kompjuterëve-tabletëve.

Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e amvisërive dhe subjekteve afariste në këtë aksion statistikor, shtojnë, do t’i ndihmojë Entit shtetëror për statistikë të sigurojë zbatim të suksesshëm të Regjistrimit kryesor të bujqësisë gjatë vitit të ardhshëm.

Të fundit në përqindje