GazetaMax
Lajme

Presidenti i Kolumbisë emëron një transgjinore si ‘zëvendësministre’ për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka emëruar Charlotte Schneider Callejas, një grua transgjinore, si “Zëvendësministre” për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë.

Schneider, lindur në Kubë u diplomua në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Havanës dhe është specializuar në “Studime Feministe dhe Gjinore” nga Universiteti Kombëtar i Kolumbisë.

Ardhja e Charlotte Schneider në ministrinë e zëvendëskryeministrisë shkaktoi kritika të forta në mediat sociale, ku vihet në dyshim emërimi i një burri për të përfaqësuar gratë, në një ministri që, për më tepër, nuk duhet të ekzistojë, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë, emërimi i Juan Carlos Florián Silva në fillim të gushtit si Ministër i Barazisë shkaktoi një valë reagimesh në mediat sociale dhe në sektorë të ndryshëm politikë, si për shkak të së kaluarës së tij si aktor pornografik, ashtu edhe për shkak të disa deklaratave të tij publike.

Related posts

Skender Rexhepi – Zejd: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim

Gazeta Max

Haliti ia kërkon 200 mijë euro Haki Abazit, i cili e akuzoi për vrasje të pasluftes

Gazeta Max

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazeta Max