GazetaMax
Lajme

Presidenti Pendarovski u takua me deputetë të Parlamentit Evropian

Shkup, 22 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti eurodeputetët Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer, përfaqësues të Të gjelbërve/Grupi i Aleancës së Lirë Evropiane nga Parlamenti Evropian.

Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit Pendarovski, ishte biseduar për rrjedhën e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut nga aspekti i procesit të skriningut, aktivitetet reformuese të cilat i ndërmerr vendi dhe përshtatjen me legjislacionin evropian, si dhe për ngjarjet aktuale në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski theksoi se është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi e veçantë reformave në sferën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe shprehu bindje se institucionet evropiane do të japin mbështetje maksimale dhe do ta përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me çka do të mundësohet që vendi t’i ndjejë përfitimet konkrete gjatë bisedimeve.

Në takim me eurodeputetët, presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e deritanishme nga Të gjelbrit/Grupi i Aleancës së Lirë Evropiane dhe theksoi se vendi është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Related posts

Takimi tek Rama/ Thaçi arrinë i pari në Tiranë

Gazeta Max

Ambasada e SHBA-së: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave, konferencave ndërqeveritare me BE-në

Gazeta Max

МPB lanson fushatën “Festo me zemër e jo me armë”

Gazeta Max