GazetaMax
Lajme

Prezantimi i rezultateve të Thirrjes së dytë për ndarjen e granteve për shërbime sociale në nivel lokal

Shkup, 19 dhjetor – Rezultatet e Thirrjes së dytë për ndarjen e granteve për zhvillim të shërbimeve sociale në nivel lokal sot, në orën 14, do të prezantohen në Klubin e deputetëve.

Në këtë ngjarje, ku do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, menaxherja e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale Elizabeta Kunovska dhe përfaqësues të komunave, do të nënshkruhen marrëveshjet për grante me përfaqësues të ofruesve të përzgjedhur të shërbimeve dhe komunave.

Thirrja e dytë për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Bankës Botërore.

“Përmes këtij projekti, me ndarjen e granteve, kontribuohet në zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale në nivel lokal, si dhe në rritjen e fushëveprimit të shërbimeve”, thonë nga MPPS.

Përmes thirrjes së parë janë realizuar 22 projekte në 27 komuna, bëjnë të ditur nga Ministria.

Related posts

Transportuesit privat do t’i zhbllokojnë udhëkryqet, protestën e zhvendosin para qytetit të Shkupit

Gazeta Max

Parkimi vend e pa vend shkakton kokëçarje për zjarrfikësit në Tetovë

Gazeta Max

Kodi zgjedhor do të ndryshohet me ose pa VMRO-DPMNE-në!

Gazeta Max