GazetaMax
Kuriozitete

Prishtinës i zbutet dënimi – ndeshjen ndaj Dritës e luan me tifozë

Prishtinës i është zbutur dënimi dhe ndeshjen ndaj Dritës do ta luajë me tifozë.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Siç dihet, kryeqytetasin u dënuan me dy ndeshje pa tifozë, pas incidenteve që ndodhën në “Fadil Vokrri” kundër Ballkanit.
Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të premten e ka ndryshuar pjesërisht  vendimin e shkallës së parë, pas rishqyrtimit të lëndës ku ka vendosur që Prishtina të dënohet me vetëm një ndeshje pa praninë e shikuesve, ndërsa gjoba prej 1200 eurosh ka mbetur në fuqi.
Prishtina tashmë e ka kryer plotësisht dënimin pasi paraprakisht ka luajtur pa tifozë ndaj Malishevës, disa ditë më parë në Lipjan.

Related posts

Balotelli flet për të ardhmen pas futbollit: ‘Ndoshta do të bëhem gazetar’

Gazeta Max

Arabia Saudite e hapur të organizojë dy gara të F1 në një sezon

Gazeta Max

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie vendosi të luaj në Camp Nou

Gazeta Max