GazetaMax
Lajme

Procedurë disiplinore kundër një ish-prokurori dhe dy prokuroreve nga PTHP PKOK

Shkup, 23 dhjetor – Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit në Prokurorinë Publike, ka marrë Vendim me të cilin nis procedurë disiplinore kundër ish-prokurorit publik themelor të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ndaj dy prokurorëve të tjerë nga kjo Prokurori.

“Me propozimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni mbajti seancë dëgjimore ku shqyrtoi raportin me shkrim nga informatori rreth propozimit për fillimin e procedurës disiplinore dhe deklaratat me shkrim të prokurorëve publikë, pas së cilës u konkludua se ekziston dyshimi i bazuar se tre prokurorët publikë kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike”, njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kundër këtij vendimi të Komisionit, theksohet në komunikatë, nuk lejohet ankimim.

Si fazë e radhës të procedurës, Komisioni do të caktojë seancë në të cilën parashtruesi i propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe tre prokurorët publikë, të cilët kanë të drejtë të paraqesin dëshmitë e tyre dhe menjëherë të japin deklarata lidhur me propozimin e parashtruar.

Related posts

Kuvendi, shumë shpenzime për pak punë

Gazeta Max

Mare Fashion vjen për herë të parë në Tregun tonë

Gazeta Max

Rezervat devizore në fund të majit 4,29 miliardë euro

Gazeta Max