GazetaMax
Lajme

Prodhimi i lulediellit në fushat e vendit ndër vite është ulur për dhjetë herë

Shtip, 23 prill – Fushat e lulediellit në mbarë vendin janë raritet, në afat prej tri dekadave prodhimi i lulediellit në fushat e Maqedonisë është zvogëluar për dhjetë herë. Dekani i Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, Lupço Mihajllov shprehet se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rekordi më i madh i sipërfaqeve të mbjellura është shënuar në vitin 1989, kur me këtë kulturë janë mbuluar 46.000 hektarë, ndërsa në vitin 2014 vetëm 4.000 hektarë.

Rajonin e Ovçepolës përveç kulturave të drithit e zbukuronin edhe fushat me luledielli, por për shkak të mungesës së ujitjes cilësore gjatë muajve të verës, bujqit hoqën dorë nga kultivimi i tij.

“Për shkak të kushteve të ndryshme për prodhim në sipërfaqet, ku nuk ka ujitje të vazhdueshme me ujë prodhimi është shumë i rrezikshëm. Rendimenti minimal është në vitin 1990, kur ka pasur 470 kilogramë për hektar dhe në vitin 2009 dhe 2010 janë shënuar rendimenti maksimale prej 1.800 dhe 1.900 kilogramë për hektar. E shihni se sa është ky dijapazon i dallimeve në rendimente. Ndoshta situata Mund mund të përmirësohet, por duke ndërmarrë masa të caktuara, që paraqesin edhe problemin më të madh në prodhimin e lulediellit në kushte të thatësisë, e kjo është përzgjedhja e drejtë e hibrideve, përzgjedhja e drejtë e afateve të mbjelljes”, thekson Mihajllovi.

Sipas tij, bujqit duhet të përqëndrohen drejt afateve më të hershme të mbjelljes së lulediellit, meqë, siç shprehet ai, kjo bimë përballon edhe temperatura më të ulta. Këshilla e tij është të mbillet luledielli në fillim të marsit, ndërsa bujqit të përzgjedhin hibridët me potencial të lartë rendimenti.

“Në përgjithësi dihet se luledielli nuk mund të kultivohet më shumë vite në të njëjtin vend, duhen të kalojnë së paku tre vite, në mënyrë që të rikthehet përsëri në të njëjtën sipërfaqe. Ne e dimë se më shumë se gjysma e sipërfaqeve tona janë të ndara në sektorin individual, janë të vogla dhe nuk janë të mëdha dhe kjo do të mund të ishte një nga masat që do të kontribuonin në përmirësimin e gjendjes me prodhimtarinë e rritur të lulediellit”, shprehet Mihajllovi.

Ai vëren se problem tjetër në Ovçepolë janë shpendët, të cilat u shkaktojnë dëme të mëdha dhe kontribuojnë në mënyrë plotësuese në reduktimin e rendimenteve, ndonëse bujqit bëjnë çmos dhe i zbatojnë të gjitha masat agrohoteknike për kultivimin e tij.

“Në botë zhvillohen hulumtime dhe zgjidhje për këtë problem, qoftë përmes zbrapësve audio-vizualë të shpendëve, të tillë si topa propane, pastaj gogolë të ndryshëm të shpendëve, por megjithatë në mënyrë plotësuese kjo nuk e zgjidh problemin në tërësi. Gjithashtu shkohet edhe me hibride, që kanë lëvore të trashë, shtrirje më të thellë të kokrrës në kokë, por nga ana tjetër nuk jep shumë efekte ekonomike, respektivisht yndyrë të lulediellit, meqë më shumë kultivohet vaj, sesa për bërsi për bagëtitë”, shtoi Mihajllovi.

Ai bën të ditur se për dallim nga rajoni i Ovçepoles, përparësia për kultivimin e lulediellit duhet t’i jepet rajonit të Pellagonisë, për shkak të arritjes së rendimenteve më të larta.

“Atje, kushtet e agroklimës janë më të favorshme, më të larta ujra nëntokësore. E dimë se luledielli ka sistem më të thellë kurorash dhe mund të thithë ujin nga shtresat nëntokësore. Por, sërish do të theksoj se rajoni i Ovçepolës është mjaft i rrezikshlm për prodhimin e lulediellit, ndonëse janë rritur subvencionet në Programin, aq sa arrita të shoh për vitin 2022 dhe jepen diku rreth 14.400 denarë për hektar për prodhimin e lulediellit, plus më shumë se 5.000 denarë shtesë, nëse arrihet rendiment i lartë prej 1.500 kilogramëve për hektar. Kjo për kushtet e Ovçepoles është e vështirë të arrihet”, tha Mihajllovi.

Luledielli i Maqedonisë plotëson rreth tetë për qind të nevojave për prodhimin e vajit

Para rritjes së shpenzimeve për mbjellje dhe të repromaterialeve, prodhimi rentabil i lulediellit arrinte 1.000 kilogramë për hektar, ndërsa tani me çmimet e reja bujqit duhet doemos të kenë mbi 1.300 kilogramë, në mënyrë që t’i mbulojnë shpenzimet. Zgjidhjen për rritjen e sipërfaqeve nën lulediell e shikon në ndërtimin e sistemeve të reja të ujitjes, rindërtimin e vazhdueshëm të sistemeve ekzistuese, bashkimin e të mbjellave të bujqve.

I pyetur nëse Ovçepola ka mundësi për prodhimin e bimëve të tjera të vajit për ushqim, Mihajllovi i jep përparësi prodhimit të lirit, i cili përshtatet me sukses në pjellori me kulturat e drithërave, ka vegjetacion të shkurtër dhe nuk ka nevojë për sasi më të mëdha të ujit. Por, për panxharin e vajit, që jep rendimente, nga ana tjetër, konsumatorët nuk janë mësuar të përdorin këtë lloj vaji.

“Luledielli është numër një në kultivimin, për shkak të shprehive tradicionale të konsumatorëve, të popullatës, ja thjeshtë sa për krahasim Rusia, Ukraina dhe Brazili janë tri vendet e para si prodhues më të mëdhenj, ndërsa nga fqinjët tanë Serbia është e 16-ta, Bullgaria në vendin e 10-të. Nëse një Rusi prodhon 6.500.000 tonelata në vit, Serbia prodhon 700.000 tonelata në vit, ndërsa ne prodhojmë maksimalisht 5.000 tonë luledielli dhe kjo është e pakrahasueshme dhe mund të plotësojmë vetëm 8 deri 9 për qind të nevojave personale. Pra, ne jemi të varur nga importi i lulediellit, pa marrë parasysh nëse si kokërr, vaj i papërpunuar apo si produkt i gatshëm”, theksoi Mihajllovi.

Prodhimi i ushqimit, prioritet në kushte të krizës

Prodhimi i ushqimit në fushat e Maqedonisë është prioritet në kohë të krizës ekonomike, por edhe për shkak të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, prodhuesit më të mëdhenj të lulediellit dhe kulturave të drithërave në kontinentin evropian. Raftet e yndyrë për vaj dhe miell janë zbrazur gjatë muajit të kaluar, ndërsa çmimet janë rritur në mënyrë marramendëse, me importet nga Serbia fqinje pritet të stabilizohen çmimet e këtyre produkteve ushqimore. Fabrika më e madhe maqedonase e prodhimit të vajit për ushqim, “Brilijant”-Shtip, që është pjesë e kompanisë “Vitaminka”, përdor yndyrën e papërpunuar për ushqim, deri para se të shpërthejë kriza importonte lëndën e parë nga Serbia fqinje, ndërsa tani është në kërkim të tregjeve të reja.

Related posts

Xhaferi – Lipavski: Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë kanë miqësi tradicionale

Gazetamax.mk

Virusi që prek rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët, spitalet në gjendje të jashtëzakonshme në Gjermani, sa të rrezikuar jemi?

Gazetamax.mk

Gjashtë punonjës të Qeverisë qëndruan në Sofje si gazetarë me harxhime të shtetit, zbulon VMRO-DPMNE

Gazetamax.mk