Universiteti më i ri shtetëror – “Nëna Terezë” – Shkup nga sot ka rektor të ri – prof.dr. Bekim Fetai, i cili e ka marrë funksionin nga ish-prof.dr. Izet Zeqiri.
Fetai është profesor në Fakultetin për shkenca informatike në UNT dhe punon nga themelimi i tij, ndërsa paraprakisht ka përvojë 17-vjeçare si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Siç tha, i njeh mirë gjendjen dhe punën e Univeristetit “Nëna Terezë” si prorektor i ri në dy mandatet dhe para kësaj dekan në Fakultetin ku la ligjëruar.
Në fjalimin pranë ndërmarrjes solemne të mandatit, Fetai theksoi se do të punojë sipa shembullit të patrones së tyre – Nënës Terezë: “Unë vetë nuk mund ta ndërrojë botën, por mund të hedh urë në ujë dhe të krijoj shumë dallgë”.
“Kjo filozofi pasqyron gjithashtu misionin tonë si universitet – të krijojmë valë ndryshimesh produktive përmes arsimit që tejkalon kufijtë, kulturat, kombësitë dhe prejardhjet e ndryshme akademike dhe disiplinat shkencore. Ne nuk jemi vetëm një institucion mësimor, por edhe një komunitet i dedikuar ndaj dijes, njerëzimit, rritjes intelektuale, të menduarit kritik dhe përgjegjësisë sociale. Së bashku, duam të ndërtojmë një universitet që jo vetëm do të ndriçojë mendjet, por edhe do të edukojë zemrat e brezave të rinj. Ne do të krijojmë një mjedis në të cilin çdo student dhe çdo anëtar i shoqërisë sonë do të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i frymëzuar për të bërë më të mirën e tij”, theksoi Fetai.