GazetaMax
Lajme

Profesorët e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta

Shkup, 26 Maj – Profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kërkojnë paga më të larta.

Ata i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Financave.

Ata thonë se ka pakënaqësi të madhe për situatën aktuale, e cila sipas tyre “asnjëherë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët”.

Në letrën e tyre, profesorët nga UKM potencojnë pagën mesatare, e cila në vend ka arritur më shumë se 31 mijë denarë, e krahasojnë me pagën e profesorit asistent në universitet, e cila kap shifrën prej rreth 30 mijë denarë, gjegjësisht nën mesataren.

“Kurrë në histori UKM nuk është degraduar dhe harruar. Prandaj, kërkojmë nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes kolektive me projeksionet e planifikuara katërvjeçare të rritjes së pagave në rebalancin e buxhetit”, thuhet në letrën e hapur të profesorëve nga UKM drejtuar autoriteteve.

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, pedagogët bëjnë të ditur se do të zhvillojnë protestë paqësore ose grevë në seancën e provimeve të qershorit.

Related posts

Biznesi kërkon departizim të institucioneve për lehtësimin e procesit negociues me BE-në

Gazeta Max

Arrestohen 9 persona në Strumicë, kapen me lëndë narkotike

Gazeta Max

Vuçiq: Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Gazeta Max