GazetaMax
Lajme

Profil/ Ky është njeriu që kërkon të dëbojë Erdoganin nga zyra e tij

BILD

Tanimë Recep Tayyip Erdogan e ka kundërshtarin e tij!

Përpara zgjedhjeve presidenciale në Turqi, të planifikuara për në mes të majit, lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu, 74 vjeç, do të përballet me Erdoganin.

Ai u shpall kandidat i përbashkët në një koalicion prej gjashtë partish të hënën në Ankara.

Ditët e fundit pati një sherr për nominimin. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 14 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjen e kreut të shtetit. Erdogan ka qenë në pushtet për 20 vjet. Sipas sondazheve, ai duhet të ketë frikë për rizgjedhjen e tij këtë herë.

Kilicdaroglu njoftoi se ai do të emërojë udhëheqësit e pesë partive të tjera opozitare në poste të rëndësieshme nëse do të ketë sukses. Mijëra mbështetës brohoritën gjashtë politikanët që u shfaqën bashkë në tribunë.

Kilicdaroglu bëri gjithashtu thirrje për mbështetje të mëtejshme: “Dera e aleancës kombëtare është e hapur për këdo që ndan ëndrrën tonë të përbashkët për Turqinë,” tha ai.

Zgjedhjet shihen si një provë e vërtetë për Erdoganin. Sipas sondazheve, rizgjedhja e tij nuk është aspak e sigurt. Vendi po lufton me inflacionin masiv dhe papunësinë e lartë. Pas tërmeteve të forta të një muaji më parë, ka pasur kritika për menaxhimin e krizës nga qeveria. Në fakt, zgjedhjet nuk duhet të mbahen deri në qershor. Megjithatë, Erdogan dëshiron që ato të mbahen më 14 maj. Të premten ai pritet të nxjerrë një dekret.

Aleanca opozitare kishte rënë dakord më herët për çështjen e kandidatëve. Kryetarja e Partisë Konservatore Iyi, Meral Aksener fillimisht e anuloi bashkëpunimin të premten për shkak se nuk donte të mbështeste Kilicdaroglu. Ajo ishte në mbështetje të kryebashkiakut popullor të Stambollit Ekrem Imamoglu ose kryebashkiakut të Ankarasë, Mansur Yavas.

Tani është arritur një kompromis: Nëse do të ishte i suksesshëm, kryetarët e bashkive do bëhen edhe zëvendëspresidentë- në një kohë kur presidenti i ri ta shohë të arsyeshme.

Largimi i Aksener nga aleanca kishte shkaktuar reagime të fortë. Ajo kishte thënë se zgjedhja mes Erdogan dhe Kilicdaroglu ishte njësoj si mes vdekjes dhe malaries. Është ende e pasigurt nëse kjo mosmarrëveshje e ka dëmtuar aleancën.

Imamoglu u ndalua nga politika në dhjetor. Nëse kjo bëhet ligjërisht e detyrueshme, ai mund të mos mbajë më asnjë detyrë politike për momentin. Yavas nga ana tjetër, ka një sfond nacionalistët që mund të trembë votuesit kurdë. Partia pro-kurde HDP nuk është pjesë e aleancës gjashtëpalëshe, por konsiderohet si kurorëzuese e mbretit. Pritet që HDP të mos propozojë kandidat nga ana e saj.

Kilicdaroglu ka qenë në krye të opozitës për 13 vite- nën udhëheqjen e tij, partia nuk ka mundur të fitojë zgjedhjet kundër Erdoganit. Kundërshtarët e kandidaturës së tij e kanë theksuar vazhdimisht këtë fakt.

74-vjeçari vjen nga provinca lindore e Anadollit, Tunceli dhe i përket pakicës fetare alevi. Lideri i opozitës është pro anëtarësimit të Turqisë në BE dhe kursit nacionalist për çështjen e refugjatëve. Kritikët e akuzojnë për mungesë karizmi. Kilicdarogly kundërshton duke thënë se turqve u ka ardhur në majë të hundës nga Erdogani dhe stili i tij drejtues. Në një intervistë për DPA në dhjetor të vitit të kaluar, kandidati aktual presidencial u lut për një politikë të udhëhequr nga ‘arsyeja’.

Edhe pse ai konsiderohet një luftëtar i dobët i fushatave zgjedhore, njihet si një ndërmjetës i mirë me aftësi diplomatike dhe një gatishmëri për kompromis.

Përveç CHP dhe partisë IYI, katër parti më të vogla i përkasin aleancës së gjashtëshes. Mes tyre janë edhe ish-miq të Erdogan si dhe ish-kryeministri Ahmet Davutoglu.

AKP-ja islamiko-konservatore e Erdoganit konkurron në aleancë me MHP-në ultranacionaliste dhe BBP-në e vogël nacionalist-fetare. Pjesa më e madhe e medias është nën kontrollin e qeverisë dhe gjyqësori konsiderohet i politizuar.

Related posts

Jordanov: Do të vijë dita kur njerëzit do dalin në rrugë, do ndodhin trazira sociale

Gazetamax.mk

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

Gazetamax.mk

Dokument/ Kryetari i komunës së Gazi Babës nga VMRO, do të harxhojë miliona për punësime të përkohshme

Gazetamax.mk