GazetaMax
Lajme

Projekt rajonal “Sigurimi i cilësisë së punës së koordinatorëve për lidhje me kompanitë”

Shkup, 16 maj – Në organizim të Qendrës për arsim profesional dhe stërvitje , Zyra rajonale për bashkëpunim të Agjencisë austriake për arsim dhe internacionalizim (OAD) dhe Qendra vullnetare Shkup, sot në Shkup do të prezantohet projekti rajonal “Sigurimi i cilësisë së punës së koordinatorëve për lidhje me kompanitë”.

Projekti rajonal lidhet me rezultatet nga projekti paraprak rajonal “Shkollat takohen me kompanitë”, ndërsa qëllimi është të përkrahet cilësia dhe rëndësia e tregut të punës së arsimit profesional dhe stërvitjes përmes përforcimit të mësimit përmes punës.

Në ngjarjen do të flasin zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, ambasadori i Austrisë në vend Georg Vucas, drejtori i Qendrës për arsim profesional dhe stërvitje, Sherif Miftari dhe udhëheqësja e sektorit të Zyres për bashkëpunim ndërkombëtar dhe mësim të gjuhës së huaj, Monika Mot.

Related posts

Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë

Gazeta Max

Kyçyk: Bullgaria po bëhet vend problematik i cili e pengon zhvillimin e BE-së

Gazeta Max

Mexhiti në Dyqanxhik: Mbështetja e familjeve është forca jonë më e madhe

Gazeta Max