GazetaMax
Teknologji

Trump ndryshon mendim për TikTok

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i kërkoi Gjykatës Supreme të ndërpresë implementimin e ligjit që do të çonte në dëbimin e rrjetit social TikTok ose të detyrojë shitjen e tij duke argumentuar se ka nevojë për më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje politike lidhur me problemin.

Gjykata do të dëgjojë argumentet më 10 Janar. Ligji do ti kërkonte kompanisë Kineze ByteDance që ka në pronësi TikTok të shesë platformën tek një kompani Amerikane ose të përballet me një dëbim.

Kongresi Amerikan votoi në muajin Prill për ta dëbuar në ByteDance nuk e shet aplikacionin deri më 19 Janar. TikTok ka mëse 170 milionë përdorues në SHBA.

Mbështetja e Trump për TikTok është një kthesë e madhe për presidentin i cili ishte ai që u përpoq ta bllokonte i pari.

Trump u takua me CEO e TokTok Shou Zi Chew në Dhjetor dhe u shpreh se ishte në favor të mbajtjes së TikTok në SHBA. Ai tha se kishte marrë miliarda shikime në platformë gjatë fushatës së tij presidenciale.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Related posts

CEO i Google thotë se motori i kërkimit do të ndryshojë thellësisht në 2025

Gazeta Max

Android 16 sjell një risi serioze

Gazeta Max

Një Mercedes që i mbijetoi edhe Luftës së Parë Botërore do të shitet për rreth 8.5 milionë euro

Gazeta Max