GazetaMax
Lajme

Prolongohet protesta e gjykatësve e paralajmëruar për më 28 prill

Shkup, 26 prill – Protesta paralajmëruese, e paralajmëruar për më 28 prill nga ana e Shoqatës së Gjykatësve të RMV-së, prolongohet për shkak se nga Qeveria janë ndërmarrë hapa konkretë, që kanë të bëjnë me Ndryshimet tashmë të dakorduara të Ligjit për pagat e gjykatësve, ndërsa sa i përket rritjes së koeficientit të përllogaritjes së pagave të gjykatësve prej 15 për qind, informojnë nga Shoqata e Gjykatësve të RMV-së. Prej atje shtojnë se presin që këto ndryshime në afat sa më të shkurtë të mundshëm, të miratohen nga ana e Kuvendit.

“Bordi Drejtues edhe më tutje do ta ndjekë procesin e realizimit të çështjeve të dakorduara me Qeverinë e RMV-së dhe zbatimin e plotë të Strategjisë për përmirësimin e statusit material të gjykatësve, për çka, në çdo kohë do t’i aktivizojë të gjitha mekanizmat juridike dhe të tjera që i kanë në dispozicion deri në realizimin e plotë të dispozitave të hartuara”, thonë nga Shoqata e Gjykatësve.

Related posts

Lapaj: Nuk e prisja që mazhoranca të kishte këto numra, por qytetarët shesin votën

Gazeta Max

Jeton Shaqiri: Akuzat e VMRO-së, qytetari nuk i “blen”, nuk i beson dhe nuk i miraton

Gazeta Max

Zhvillimet në Çair/ Grubi: Takohemi me qytetarët dhe shpalosim politikat e përbashkëta

Gazeta Max