GazetaMax
Lajme

Propozim ligji për sulm ndaj gazetarëve ”fle” në kuvend

Shkup, 24 Prill – Edhe përkundër alarmimit në raporteve ndërkombëtare për rastet e sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, aktorët politik në vend nuk kanë ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e gjendjes. Në mungesë të ligjit që parasheh dënime më të ashpra për sulme të këtilla, ato vazhdojnë të jenë të pandëshkuara. Propozim ligji për Kodin Zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe ndryshimet sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve ende nuk ka kaluar në Kuvend dhe as nuk është shqyrtuar nga komisioni amë. Edhe pse këtë propozim ligj Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit që nga muaji korrik i vitit të kaluar, ai ende nuk i ka kaluar filtrat e nevojshme për miratim.

“Këto ndryshime kanë hyrë në procedurë parlamentare dhe ende së bashku me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje janë në lexim të parë në Kuvend. Presim që në kohë sa më të shpejtë të votohen dhe të hynë në fuqi”.

Edhe nga Kuvendi konfirmuan se propozim ndryshimi i Kodit Zgjedhor ende nuk është shqyrtuar nga komisionet amë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, të iniciuar nga SHGM dhe sindikata e gazetarëve, u përfshin kërkesat për mbrojtje sistematike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, me atë që sulmi ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të trajtohen si sulm ndaj personit zyrtar, që do të thotë se Prokuroria Publike do të veprojë sipas detyrës zyrtare, ndërsa dënimet ndaj sulmuesve do të rriten.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian, thuhet se rastet e dhunës fizike dhe verbale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik janë rritur, derisa kushtet e tyre të punës, posaçërisht të drejtat e punëtorëve dhe sociale, mbeten të vështira.

Në raport theksohet edhe statistikë në lidhje me sulm ndaj gazetarëve. Në vitin 2020 në Ministrinë e Brendshme janë regjistruar 10 raste të frikësimit të gazetarëve, ndërsa SHGM regjistroi 2 sulme fizike dhe 12 forma të ndryshme të kërcënimeve verbale me jetë dhe frikësime të tjera. Në fillim të vitit 2021, gjithashtu është regjistruar një sulm fizik dhe një kërcënim me jetë.

Propozohen draft – ndryshime të Kodit Penal, me qëllim që të përforcohet mbrojtja e gazetarëve dhe punonjësit e tjerë mediatik me vendosjen e tyre në grupin e profesioneve qo të marrin mbrojtje kur do të ekspozohen në sulme dhe kërcënime për shkak të natyrës së punës së tyre.

Related posts

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan

Gazetamax.mk

Një jetë e re përsëri/ Pacienti me transplant të mëlçisë lëshoi spitalin

Gazetamax.mk

Jotov: Shkupi sa më parë të përfundojë me procesin e ndryshimeve kushtetuese

Gazetamax.mk