Protesta e studentëve në Shqipëri, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Edhe sot, të rinjtë u grumbulluan në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më pas ata vendosën pankarta aty, të protestuesve të lënduar gjatë ditëve të protestave.

Studentët marshuan më pas drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku qëndruan për disa orë.

Situata u tensionua kur protestuesit dhe policia po përplaseshin me njëri-tjetrin, pasi efektivët tentuan t’i largonin nga aty.

Burimi:botasot.info