Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dakordësohet data e mocionit me debat të kërkuar nga PD

Konferenca e Kryetarëve këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje ku fokus të diskutimeve ishte kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend.

Pas takimit mësohet se Konferenca e Kryetarëve ra dakord që mocioni me debat i kërkuar nga PD të zhvillohet në Kuvend më 10 dhjetor 2026.

Pika e dytë dhe e tretë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7- 25 dhjetor 2026 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7- 25 dhjetor 2026.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Burimi:botasot.info