GazetaMax
Ballina

Pse ajri i ftohtë është i mirë për shëndetin?

Shpesh dëgjojmë se i ftohti është i mirë për shëndetin tonë, por a e dini se cilat janë saktësisht përfitimet që trupi dhe mendja jonë i kanë nga temperaturat e ulëta?

Në vijim ju sjellim 10 përfitimet prej motit të ftohtë që na bëjnë ta duam edhe më shumë vjeshtën dhe dimrin.

Kemi më shumë energji

Doni të keni shumë energji? Ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta, siç është ecja në temperaturë të ftohtë, do t’ju mbushë me energji dhe do të jeni energjikë për orë të tëra pasi të ktheheni në ambiente të ngrohta. Që i ftohti ta ketë një efekt të tillë, nuk keni nevojë të ekspozoheni ndaj tij një kohë të gjatë. Mjafton edhe një kohë e shkurtër – prandaj shkoni në një ecje të shpejtë.

Flemë më mirë

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë temperaturë më të lartë të trupit, prandaj fjetja në hapësirë më të freskët, në temperaturë ideale nga 16 deri në 20 gradë celsius, do të ndihmojë të flenë më mirë edhe ata që vuajnë nga pagjumësia, por edhe gjithë të tjerët.

I ftohti stimulon djegien e kalorive në indin dhjamor ngjyrë të kafenjtë

Indi dhjamor ngjyrë i kafenjtë prodhon nxehtësi dhe i djeg yndyrat, ndërsa tek bebet ai shërben për rregullimin e temperaturës së trupit. Tek të rriturit, indi dhjamor ngjyrë të kafenjtë gjendet në sasi më të vogla.

Truri funksionon më mirë

Është vërtetuar se në temperatura të larta njerëzit marrin shumë më rrallë vendime më të mëdha dhe komplekse. Moti i ngrohtë i harxhon më shpejt rezervat tona të glukozës, dhe meqenëse ne përdorim glukozë në proceset mendore, mungesa e saj ndikon në aftësinë tonë për të marrë vendime.

Për shkak të ajrit më të pastër marrim frymë më mirë

Vjeshta dhe dimri e nënkuptojnë largimin nga cilësia e dobët e ajrit dhe nivelet e larta të ozonit të zakonshme në muajt e pranverës dhe verës. Për shkak të ajrit të freskët dhe të pastër, kjo kohë e vitit është ideale për qëndrim në natyrë, shëtitje të gjata dhe frymëmarrje të thellë.

Temperaturat e përsosura për vrapim

A keni menduar ndonjëherë se pse maratonat mbahen në fund të vjeshtës? Kjo për shkak se është më e lehtë dhe më e përshtatshme të vrapohet në temperatura më të ulëta. Vrapimi në mot të nxehtë dhe të lagësht është shumë rraskapitës për trupin tonë. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se ne vrapojmë më shpejt në të ftohtë, që do të thotë se mund të djegim më shumë kalori nënjë kohë më të shkurtër. Dhe mos harroni të visheni në disa shtresa.

I ftohti redukton inflamacionet dhe largon infeksionet

Inflamacionet e muskujve shpesh lehtësohen duke vendosur akull në vendin e fryrë dhe aty ku dhemb. Efekt të ngjashëm kanë edhe temperaturat e ulëta të ajrit. Shumë atletë për shërimin e inflamacioneve dhe lëndimeve përdorin krioterapi apo terapi me akull, që do të thotë ekspozim ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ftohta. Qëndrimi jashtë na bën më rezistentë. Kjo për shkak se numri i qelizave që luftojnë kundër infeksioneve në fakt rritet kur jemi jashtë në të ftohtë. Gjithashtu provoni antibiotik natyral i cili e shëron çdo inflamacion të fshikëzës.

Related posts

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

Gazetamax.mk

Dua Lipa trupin si ‘peshk’ me fustanin e zi

Gazetamax.mk

Mjekja Grozdanova: Shumë pak vajza vaksinohen me HPV, prindërit ta marin punën seriozisht

Gazetamax.mk