GazetaMax
Lajme

Puna e komisioneve dhe mungesa e opozitës si tema diskutimi në raundin e katërt të Zhan Monesë

Shkup, 9 nëntor – Në Kuvend vazhduan diskutimet në kuadër të procesit Zhan Mone për ndryshim apo sjellje të Rregullores së re dhe atë për miratim të ligjeve në procedurë të rregullt dhe për punën e komisioneve dhe mundësisë për ndryshime të caktuara në punën e tyre. Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe E Majta do t’i marrin vërejtjet nga takimi i djeshëm, sepse nuk morën pjesë në të.

Kjo shkurtimisht është përmbledhja nga takimi i djeshëm në Kuvend, që e thirri kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që në Raportin e KE-së, Parlamentit i bëhej thirrje t’i vazhdojë bisedimet dhe ta mbajë raundin e katërt të bisedimeve në kuadër të procesit Zhan Mone, që mbahet me mbështetje dhe ndihmë nga Parlamenti evropian.

“Ky grup i punës duhet të punojë në drejtim të arritjes së sa më shumë zgjidhjeve për Rregullore të konfirmuar konsensuale, e cila duhet të miratohet në dialogun e katërt Zhan Mone, i cili do të mbahet në formatin e vendosur me praninë e tre eurodeputetëve nga Parlamenti Evropian”, deklaroi Xhaferi në konferencën për shtyp pas takimit.

Të pranishmit i shqyrtuan nenet 132 deri në 166 nga Rregullorja e Kuvendit dhe çka në rastet kur trupat punues nuk do t’i kryejnë punët në afat.

“Në fakt janë shqyrtuar nenet që parashikojnë procedurën për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë të rregullt në leximin e parë dhe të dytë dhe propozimet dhe konsideratat e të pranishmëve kanë qenë në atë drejtim që afatet e parapara në një pjesë të neneve nga 132 deri në 166 duhet të saktësohet për sa i përket afatit në të cilin duhet të përfundojnë punimet në trupat punues dhe ka një alternativë si përjashtim në kuptimin që në rastet nëse trupat punues nuk i kryejnë detyrimet e tyre brenda afateve të parashikuara në Rregulloren”, deklaroi Xhaferi.

Sipas tij, sipas gjendjes aktuale puna e trupave punues është vendosur mbi kompetenca të plenumit.

“Çka do të thotë Plenumi varet nga puna e trupave punues dhe për këtë arsye në barazimet e reja ideja është të tejkalohet një situatë nëse trupi punues qëllimisht refuzon të kryejë punën që është përcaktuar me Rregulloren e punës dhe duhet të ketë alternativë. e cila dhe në cilën procedurë Kuvendi si organ ligjvënës të mund ta kryej funksionin e tij”, deklaroi Xhaferi.

Në takimin e Grupit të Punës morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve të deputetëve përveç i VMRO-DPMNE-së dhe partisë E Majta, si edhe këshilltarët profesorët Vllado Popovski dhe Jeton Shasivari.

Xhaferi tha se nuk e di arsyen pse VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme, por të pranishëm kanë qenë disa këshilltarë të tyre të cilët kanë mbajtur shënime dhe do t’ua përcjellin atë që është diskutuar sot dhe se do të pajisen me shënime nga takimi i sotëm.

“Atë që e e kemi biseduar sot do t’ua prezantohet si reflektim dhe nëse duan të japin mendimet e tyre, do të mund ta bëjnë këtë me shkrim. Ideja është të mos shmanget pjesëmarrja e opozitës. Përfundimi është se ata nuk janë deklaruar për vazhdimin e takimit pasi u shty me kërkesën e tyre. Nuk munda ta lija në errësirë ​​nëse do të më njoftonin apo jo dhe për këtë arsye u detyrova të thërras seancën e sotme”, tha kryetari i Kuvendit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski pas takimit deklaroi se në partinë e tij ekziston dhe çdoherë do të ekzistojë vullnet për përpilim të Rregullores së re dhe për sigurimin e punës funksionale të Kuvendit.

Ai ka shprehur keqardhje për shkak të, siç tha, “caktimit të dytë të vazhdimit të katërt” të Dialogut Zhan Mone në Kuvend.

“I pari që u caktua më 28 tetor u anulua me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, për shkak të aktiviteteve të tyre partiake, e nuk e di cili është shkaku për mospjesëmarrjen e tyre të sotme”, tha mes tjerash Mitrevski.

Ai përkujtoi se edhe ndryshimet e fundit të kësaj Rregullore në vitin 2013 dhe më herët në vitin 2008, janë miratuar pa pjesëmarrje të opozitës së atëhershme në përpunimin e tyre dhe dërgoi thirrje deri te opozita aktuale që të përfshihet në procesin, me qëllim që të gjithë së bashku të miratojnë Rregullore, e cila do të sigurojë Kuvend funksional. Intenca, tha ai, duhet të jetë të kemi Kuvend funksional, pa dallim kush është në pushtet, e kush në opozitë.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski nga ana e tij deklaroi se ata nuk ishin konsultuar për datën e saktë për mbajtje të vazhdimit të dialogut në kuadër të procesit Zhan Mone. Ai demantoi se VMRO-DPMNE e bojkoton procesin Zhan Mone, duke theksuar se ata janë pjesëmarrësi më aktiv në këtë proces.

“Dëshiroj t’i mohoj disa media që VMRO-DPMNE po bojkoton. Absolutisht jo, VMRO-DPMNE është pjesëmarrësja më aktive në miratimin, gjegjësisht punën e votimit të ndryshimeve të reja të Rregullores që ekziston. Nuk e di pse qeveria e zgjodhi pikërisht ditën e sotme kur tashmë ishte treguar dhe ne paralajmëruam se kemi takime të caktuara paraprakisht, por nga ajo që kam si informacion për atë që u diskutua në këtë proces të Zhan Monesë, është se sot është diskutuar për ndryshime të caktuara, të cilat mund të nënkuptojë anashkalimin e punës të trupave punues”, përkatësisht të komisioneve, tha Micevski.

Sipas tij, mënyra në të cilën është mbajtur dje procesi Zha Mone, pa pjesëmarrje të partisë më të madhe opozitare, hedh dyshim në kredibilitetin e këtij dialogu.

Ai e theksoi procedurën me gjyqtarët kushtetues kur, siç tha, në gjysmë të seancave është hartuar një raport që dy gjyqtarët të votohen nga Kuvendi.

“Një raport i tillë ka ardhur në Kuvend dhe duan t’ua bëjnë të gjitha komisioneve. Është e qartë se qeveria nuk është e gatshme të përballet me kritika, të dëgjojë argumente sepse Rregullorja ekzistuese ofron mundësi që të kufizohet diskutimi në seancë plenare, por mundësi më e madhe për diskutim në një trup pune”, tha Micevski.

Grupi punues për pjesëmarrje në procesin Zhan Mone është themeluar me vendim të Kuvendit dhe në përbërje të tij janë nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët, zëvendëskoordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Parlamenti, i cili nuk është i organizuar në grupe parlamentare – nënkryetarët Misovski dhe Ismaili, koordinatorët dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së, NSDP-së, Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, BESA-së dhe të Majtës dhe kryetar i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit.

Takimet paraprake të punës janë mbajtur më 1 mars të vitit 2021, i dyti më 15 mars të vitit 2021, i treti ka qenë në formë të fundjavës së punës në Mavrovë më 7 dhe 8 maj të vitit 2022. Ky është takimi i katërt i këtij grupi të punës

Related posts

Largohet nga puna zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, kontrabandoi gjëra të palejueshme

Gazetamax.mk

A po lëshon pe VMRO-DPMNE-ja?

Gazetamax.mk

Mariçiq nga Strazburgu: Rolin e Parlamentit në negociatat aderuese do ta definojmë me Memorandum për bashkëpunim

Gazetamax.mk