GazetaMax
LAJME

Punëtori për trendet moderne në dizajnimin dhe ndërtimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve

Shkup, 9 shkurt – Në organizim të Shoqatës japoneze për izolim dizmik (JSSI) dhe Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike (IITSI), sot dhe nesër në Shkup do të mbahet punëtori ku do të shkëmbehen përvoja nga zona e dizajnimit të ndërtesave sizmike rezistente dhe aplikimi i teknologjisë dhe standardeve më moderne.
Në hapje të ngjarjes do të marrë pjesë dhe do të flasë ambasadori japonez në vend, Kazuja Ocuka, si dhe fjalime përshëndetëse do të kenë edhe njerëzit e parë të JSSI dhe IITSI, Akinobu Nakazava dhe Vlatko Sheshov.

Në forumin dyditor, ekspertë nga Japonia dhe vendi do të debatojnë për disa tema, duke përfshirë teknologjinë për ndërtime të izoluara sizmikisht në Japoni, krahasimin e procedurave të projektimit të izolimit sizmik japonez me procedurat e Eurokodit dhe SHBA-së, zbatimin e izolimit bazë në Maqedoninë e Veriut. Do të paraqiten shembuj të izolimit të lartë sizmik dhe kontrollit të dridhjeve në ndërtesa dhe do të jepet një pasqyrë e përvojave moderne botërore për ndërtesat me izolim sizmik.

Që nga themelimi i tij në vitin 1965, aktivitetet e Institutit për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe Sizmologjinë Inxhinierike (IITSI) kanë synuar zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë, përkatësisht mbrojtjen e popullsisë dhe mallrave, zvogëlimin e dëmeve fizike dhe ekonomike dhe mbrojtjen e sistemeve socio-ekonomike nga ndikimi tërmeteve, por edhe nga rreziqe të tjera natyrore. Të gjitha aktivitetet e IITSI-së janë në domenin e përgatitjes së sistemit përmes krijimit të legjislacionit konsistent, krijimit të burimeve njerëzore shumë profesionale dhe ndërtimit të kapaciteteve për një shoqëri të sigurt sizmike.

Shoqata e Japonisë për izolim sizmik u themelua në vitin 1993 me qëllimin kryesor të promovimit të izolimit sizmik, duke kontribuar kështu në ndërtimin e ndërtesave më të sigurta dhe më cilësore, duke rezultuar në një shoqëri më të begatë.

Related posts

Kovaçevski mirëpret takimin Kurti-Vuçiq në Shkup

e-max

Ali Ahmeti nga malësia e Tetovës: Si komb kemi dhënë gjithçka, tash e ka rradhën anëtarësimi në BE

e-max

Foshnja lind pa shenja jete në spitalin e Pejës, Policia jep detaje

e-max