GazetaMax
Ballina

Putheni partnerin çdo ditë për të jetuar më gjatë

Një puthje e mirë çdo ditë e mban doktorin larg – ndonëse kjo mund t’ju duket si ekzagjerim, faktikisht është e vërtetë.
Por, përveç se është një prej përvojave më të kënaqshme në jetë, puthja gjithashtu na sjell shumë përfitime tjera, madje na ndihmon të jetojmë më gjatë e më shëndetshëm.
Puthja i lehtëson alergjitë
Siç duket, një sesion puthje 30-minutësh ju ndihmon t’i
reduktoni simptomat e alergjive që shkaktohen nga poleni apo pluhuri.
Puthja e largon stresin
Nëse shpesh ndiheni të stresuar, puthja është aktiviteti i
përsosur për ta larguar këtë ndjenjë.
Kur putheni, trupi prodhon oksitoksinë, i cili është kimikal
natyral qetësues.
Puthja djegë kalori
Puthja mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 120 kalori për
një orë. Normalisht se ky aktivitet nuk i zëvendëson ushtrimet fizike, por
sigurisht se nuk keni nevojë të brengoseni nëse keni ngrënë pak ëmbëlsirë pas
darke.
Puthja ju bën të dukeni më të ri
Një puthje e mirë përfshin shumë muskuj të aktivizuar. Tonifikimi i këtyre muskujve duke u puthur ju ndihmon t’i largoni rrudhat dhe ta ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, e posaçërisht afër mollëzave.

Related posts

Shoqata e Gjinekologëve me konferencë për ngritjen e vetëdijes për shëndetin riprodhues

Gazetamax.mk

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

Gazetamax.mk

Mejreme Kurti vjen me “Ditëlindja e Legjendarit” nê ditën historike

Gazetamax.mk