GazetaMax
Lajme

Qeveria drafton ligjin për veteranët e UÇK-së, nuk rriten pensionet

Rritja e pagës minimale në vend që është paralajmëruar të ndodhë së shpejti, nuk do të ndodhë edhe për pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Propozimet për pagën minimale me numra i ka paraqitur vet ministri i Financave, por nuk ka vepruar njëjtë me disa kategori të veçanta.
Institucioni që menaxhon financat e shtetit, ka propozuar plotësim-ndryshimin e ligjit për veteranët dhe ligjit për të verbrit dhe paraplegjikët e tetraplegjikët.
Kjo është bërë për të shmangur rritjen e pensioneve të veteranëve, pasi që ligji aktual parasheh që pensionet e veteranëve të UÇK-së të mos jenë nën pagën minimale.
Sipas Projektligjit të Ministrisë së Financave është paraparë që lartësia e pensionit të veteranëve të rregullohet me ligj të veçantë.
“Deri në kategorizimin e listës së Veteranit Luftëtarë të UÇK-së, Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave, vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual”, thuhet në njoftimin e MF-së.
E njëjta gjë është paraparë edhe për kategorinë e të verbërve dhe personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, mirëpo asnjëra prej këtyre kategorive nuk është konsultuar për komente.
Përfaqësuesit e OVL UÇK-së kanë thënë për RTV Dukagjinin se kanë kërkuar takim me kryeministrin për këtë çështje dhe deri në takimin më të nuk do të bëjnë komente për këtë temë.
“Ministria e Financave nuk ka pasur konsultime me ne për këtë temë”, deklaroi Daut Tishaku nga Shoqata e të Verbërve.
Edhe Fatmir Maliqi nga Shoqata Hendikos thotë se nuk janë njoftuar për këtë çështje, derisa ai ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si do të paguhen paraplegjikët.
“Nëse ndryshohen këto ligji, cila do të jetë shumë që do të marrin këta persona. A do të jetë sa është paga minimale apo si”, deklaroi Maliqi.

Related posts

Spasovski në Gjenevë realizoi takim me komesarin e Lartë të OKB-së për Refugjatë, Filipo Grandi

Gazetamax.mk

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE

Gazetamax.mk

Si të marrësh vizë për bashkimin familjar në Gjermani

Gazetamax.mk