GazetaMax
Lajme

Qeveria konfirmoi dy propozim ligje për ratifikime të marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Shkup, 10 tetor – Qeveria në mbledhjen e sotme të 89-të konfirmoi dy propozim-ligje për ratifikimin e marrëveshjeve, të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat kanë të bëjnë me marrëveshjet e nënshkruara gjatë bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, është konfirmuar Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sfera e njohjes së ndërsjellë të diplomave dhe niveleve shkencore të dhëna nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara, qëllimi i të cilave është që të lehtësohen procedurat e njohjes.

“Kjo është paraparë përmes lehtësimit të bashkëpunimit institucional në sferën e njohjes së diplomave dhe niveleve shkencore nga arsimi i lartë, të fituara në vendet e palëve të dakorduara, mes zyrave ENIC/NARIC”, bëhet e ditur në kumtesën nga mbledhja e Qeverisë.

I dyti është Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtjen nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilave është që palët dakorduese, në përputhje me kapacitetet e tyre adekuate në dispozicion, ta ndihmojnë njëra-tjetrën, në rast të katastrofave, kur pala dakorduese kërkues, nuk është në gjendje të përballet me pasojat nga katastrofa, duke i shfrytëzuar resurset e veta.

Related posts

Nesër takim tek Kovaçevski/ BDI, ASH dhe VMRO marrin pjesë, Levica refuzoi kurse Besa ende pa vendim

Gazeta Max

Regjistrohen 53 raste të reja

Gazeta Max

Kovaçevski të enjten në Konferencën rajonale të energjisë në Beograd

Gazeta Max