GazetaMax
Lajme

Qeveria mbanë mbledhje

Shkup, 19 prill – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 40-të.

Në rend dite, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, është Informacioni për përgatitjen e Takimit të tetëmbëdhjetë të Nënkomitetit për inovacion, shoqëri informatike dhe politikë sociale, që do të mbahet më 28 prill të vitit 2022. Anëtarët e Qeverisë do të njihen edhe me Informacionin e Programit për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2022-2025.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.

Related posts

Lëshohet në përdorim 110 kV largpërçues “TS Shtip-TS Ovçe Pole”

Gazeta Max

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazeta Max

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

Gazeta Max