GazetaMax
Lajme

Qeveria në seancë do ta shqyrtojë Raportin për shkallën e realizimit të Programit të saj për punë

Shkup, 3 maj – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 42-të. Sipas rendit të propozuar të ditës, në përputhje me kompetencat e saj Qeveria do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në rend dite në mbledhje sot është edhe Raporti për shkallën e realizimit të Programit për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Informacioni me Raport për realizimin e aktiviteteve për vitin 2021 nga Strategjia nacionale për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm”.

Në mbledhjen e sotme, anëtarët e Qeverisë do të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve t Aneks 4 të Marrëveshjes qendrore-evropiane për tregti të lirë (CEFTA 2006), me Protokoll për definimin e konceptit për produktet me origjinë dhe metodat e bashkëpunimit administrativ në përputhje me Vendimin e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Për konkluzat dhe vendimet pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet me deklaratë, menjëherë pas përfundimit të saj.

Related posts

Si shkon procedura dhe kur do të zgjidhet kryeministër? Flet Talat Xhaferi

Gazeta Max

24 vite nga humbja e Beqir Limanit, Ahmeti: Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare

Gazeta Max

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazeta Max