GazetaMax
Lajme

Qytetarët çdo ditë përballen me ajrin e ndotur!

Shkup, 28 dhjetor – Qyteti i Shkupit vazhdon të mbajë pozita të larta në gjithë botën, për sa i përket ajrit të ndotur. Kryeqyteti i vendit u rendit në vendin e nëntë, ndërsa gjendja ende më alarmante ishte gjatë javës, pasi i njëjti ishte qyteti i tretë në botë me ajër më të ndotur. Me indeks të ndotjes së ajrit prej 182 mikogram për metër kub, qytetet e vetme më të ndotura se Shkupi ishin Nju Delhi në Indi dhe Lahore në Pakistan. Në Shkup, janë matur 170 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5. Stacionet në Qendër dhe Gjorçe Petrov kanë matur nivelin më të lartë të ndotjes. Kjo dëshmon se mjedisi nuk është çështje primare dhe nuk i kushtohet rëndësia e duhur në Maqedoninë e Veriut. E kjo gjendje dhe kjo situatë jo e përshtatshme me mjedisin nuk është e rastësishme, por vjen si pasojë e udhëheqjes me këtë institucion njerëz jo relevant që nuk ia kanë “haberin” mjedisit, e për këtë gjë as që brengosen. Figura që nuk kanë treguar asnjë rezultat pozitiv në përmirësim të gjendjes së shkatërruar të mjedisit, shkruan Zhurnal.

Shkupi ndër qytet më të ndotura në botë?

Qyteti i Shkupit vazhdon të mbajë pozita të larta në gjithë botën, për sa i përket ajrit të ndotur. Kryeqyteti i vendit u rendit në vendin e nëntë, ndërsa gjendja ende më alarmante ishte gjatë javës, pasi i njëjti ishte qyteti i tretë në botë me ajër më të ndotur. Me indeks të ndotjes së ajrit prej 182 mikogram për metër kub, qytetet e vetme më të ndotura se Shkupi ishin Nju Delhi në Indi dhe Lahore në Pakistan.

Ndërkaq, pas këtyreve shifra alaramante të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njoftojnë se menjëherë kanë marrë masa. Për qytetin e Shkupit, Kërçovës, Kavadarit dhe Strumicës, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra.

Sipas Indeksit Evropian për cilësinë e ajrit (Agjencia Evropiane për Mjedisin Jetësor – ЕЕА), Indeksi aktual për cilësinë e ajrit kategorizohet si: “Ekstremist i keq (i varfër)” në stacionet matëse në Shkup për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM10 dhe në Berovë për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM5.

Në Veles, Strumicë, Prilep, Gostivar, cilësia e ajrit kategorizohet si “shumë e keqe” për shkak të tejkalimit të përqindjeve të grimcave PM10, ndërsa në Manastir për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM5. Cilësia e ajrit në Kavadar karakterizohet si “e keqe” për shkak të tejkalimit të përqendrimeve të grimcave PM10 edhe në Koçan, përqendrimeve të larta të grimcave PM5. Sipas parashikimeve të ЕЕА, gjendja në 24 orët e ardhshme do mbetet pothuajse e pandryshuar, duke pasur parasysh faktorët meteorologjik.

Çfarë do të thotë kjo për shëndetin e njerëzve?

Disa individë mund të përjetojnë efekte shëndetësore, ndërsa individë të tjerë që bëjnë pjesë tek grupet e cenueshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore më serioze.

Për fëmijët nga 0-5 vjet, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike, shtatzënat, të sëmurët nga astma dhe me SMOK personat që punojnë në mjedise të hapura, personat me diabet, por edhe duhanpirësit) rreziku nga shfaqja e dëmtimeve të rënda në zemër rritet për 3-4 herë. Ata me sëmundje respiratore ekzistuese janë më të rrezikuar. Edhe pse të rinjtë dhe fëmijët mbi 5 vjeç nuk bëjnë pjesë në grupet e popullatës me rrezik të lartë, kjo nuk do të thotë se shëndeti i tyre nuk mund të ndikohet nga ekspozimi afatshkurtër ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve.

Pasojat nga ajrit ndotur?

Ndotja e ajrit është shkaku më i madh i vdekshmërisë së parakohshme dhe rritja e numrit të sëmundjeve tek njerëzit. Është rreziku më i madh ekologjik për shëndetin e qytetarëve në Evropë, ku sipas të dhënave të EEA dhe OBSH, është shkaku i rreth 400,000 jetëve të humbura në mënyrë të parakohshme. Sipas analizës së Bankës Botërore, ndotja e ajrit kushton shtetin rreth 2.5% të PBB vjetore për shërbime shtesë të kujdesit shëndetësor, ose 300 milionë euro në vit.

Për shkak të një numri faktorësh socio-ekonomikë, ndotja e ajrit po rritet nga viti në vit, situata po përkeqësohet dhe bëhet alarmante. Analiza të caktuara dhe modelimi i shkarkimeve të substancave ndotëse për ngrohjen e familjeve në luginën e Shkupit tregojnë se ndotja do të rritet me 30% deri në vitin 2025 përveç nëse nuk marrin masa të menjëhershme sistematike për të reduktuar emetimet. Këto shifra do të jenë edhe më të larta nëse emetimet do të shtohen nga sektorë të tjerë, siç është transporti, pjesa e ndotjes të të cilit po rritet më së shpejti çdo vit.

Me ministra që nuk brengosen dot nga ndotja e ajrit, deponitë që të zënë sytë pothuajse në secilin qytet, hapësira të gjelbra që mund të shihen vetëm po u vendosen “syze të gjelbra”, mungesë e parqeve, e shumëçka tjetër mjedisi vazhdon të mbetet në greminë. /Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski tregon pse nuk kreu shërbimin ushtarak: Që atëherë, edhe sot kam probleme abdomenale

Gazetamax.mk

Shpërthen zjarr në një kompani nga Shkup, digjen 3 automjete për punë

Gazetamax.mk

Xhepat po zbrazen, na pret një vit 2023 i vështirë

Gazetamax.mk