GazetaMax
Lajme

Qytetarët vështirë t’i paguajnë këstet mujore!

Shkup, 12 Tetor – Banka Botërore që nga muaji mars ka rritur normat bazë të interesit nga 1.2% në 3%. Për të luftuar inflacioni, e cila ka arritur afër 17 për qind, janë të duhura interesa dyshifrore, thotë profesori Sllaveski. Nga Banka Popullore reagojnë se në këtë mënyrë qytetarët nuk do të mund të paguajnë kreditë

Shumica e kredive ekzistuese kanë norma të ndryshueshme të interesit, kështu që nëse e rrisim shumë normën qytetarët nuk do të mund të paguajnë, gjë që do të rrisë rreziqet për stabilitetin financiar, thonë nga Banka Popullore. Normat dyshifrore të interesit do ta vështirësojnë edhe kreditimin e kompanive, që do të thotë “ngufatje e ekonomisë vendase”. Rritja e kostos së jetesës përkatësisht e inflacionit, arriti në 16.8% në muajin gusht. Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në nivel botëror, është rritja e çmimit të energjisë elektrike, gazit dhe energjive të tjera, si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës. Rritja e normave të interesit është një nga mjetet kryesore për të luftuar inflacionin. Banka Popullore po rrit gradualisht normat bazë të interesit nga 1.25% në mars, kurse në 3% në shtator të këtij viti. Normat bazë të interesit janë një sinjal se si do të lëvizin normat e interesit për qytetarët dhe kompanitë në bankat komerciale. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, qytetarët dhe kompanitë mbajnë në banka mbi 7.5 miliardë euro.

Nga ana tjetër kreditë kapin vlerën e 6.6 miliardë eurove. Vetëm qytetarët kanë gati 1.2 miliardë euro borxh për kredi për banesa dhe gati 1.8 miliardë euro për kredi konsumatore. Profesori Trajko Sllaveski, i cili është edhe anëtar i kryesisë qendrore të VMRO-DPMNE-së opozitare ka thënë se normat bazë të interesit duhet të jenë dyshifrore për të “thyer shtyllën kurrizore të inflacionit”.

“Ekziston një mendim se norma e interesit nëse doni të thyeni shtyllën kurrizore të inflacionit, për të luftuar inflacionin, ajo duhet të jetë një pikë në përqindje më e lartë se ajo që quhet inflacion bazë, dhe inflacion bazë është kur llogaritjen e indeksit total të normës së inflacionit e lë jashtë skena e stokut të ushqimit dhe energjisë që nuk mund të veproni. Sipas disa vlerësimeve ndërkombëtare, nga 17% në vendin tonë rreth 13% është inflacioni bazë që do të thotë se është rezultat apo për shkak të faktorëve të brendshëm. Pra nuk është për shkak të faktorëve të jashtëm siç na bind qeveria, Banka Qendrore dhe disa ekspertë pro qeveritarë. Ai përderisa foli se si do të ndikojë rritja e inflacionit në biznese, tha se ndonjëherë çmimi duhet paguar qoftë edhe në një afat të shkurtër, sepse ruajtja e një norme të lartë inflacioni nuk i sjell dobi bizneseve. “Mbajtja e një norme të lartë inflacioni nuk i sjell dobi biznesit. Në kushtet e inflacionit planifikimi është thuajse i pamundur edhe nëse në një farë mënyre është e përcjellur më krizën energjetike, pasiguri të tjera, çmimi i lartë i energjisë elektrike, ndaj mendoj se Banka Qendrore duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje qëllimit të saj parësor, që është stabiliteti i çmimeve, dhe natyrisht si qëllim dytësor, mbështet politikat ekonomike që çojnë në ruajtjen e aktivitetit ekonomik në vend”, deklaroi Sllaveski.

Nga Banka Popullore thonë se ka qëndrime të ndryshme të ekonomistëve në botë për politikën monetare optimale. “Ngjashëm si me bankat e tjera qendrore, në kushtet kur inflacioni drejtohet kryesisht nga faktorë në kahun e ofertës dhe tensionet gjeopolitike krijojnë pasiguri të madhe dhe rreziqe serioze për rritjen ekonomike, ndryshimet në normat e interesit janë graduale dhe të matura”, thonë nga Banka Popullore. Ata theksojnë se për zbatimin e politikës monetare përveç normave të interesit, përdorin edhe instrumente të tjera, dhe përkujtojnë se nga fundi i vitit të kaluar kanë tërhequr denarë nga qarkullimi, ndërsa ka pasur ndryshime në rezervën obligative.

Related posts

Mickoski planifikon zgjedhje të parakohshme përmes protestave

Gazetamax.mk

Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së në autokomandë

Gazetamax.mk

Alarme për mjete të vendosura eksplozive në nëntë shkolla në Shkup

Gazetamax.mk