GazetaMax
Lajme

Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO veprojnë në dëm të qytetarëve

Shkup, 29 shtator – Me keqardhje mund të konstatojmë se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, për shkak të interesave të ngushta partiake dhe personale vendosën të veprojnë në dëm të qytetarëve të qytetit të Shkupit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të qytetit të Shkupit, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për Propozim-Vendimin për dhënien e lejes për Programin e ndryshimit të Programit për mirëmbajtje të shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, kanaleve të hapura dhe pastrimin e deponive ilegale në rajonin e qytetit të Shkupit për vitin 2022.

Me këtë ata e stopuan pastrimin dhe zbukurimin e bregut të lumit Vardar si dhe të gjitha degëve të saj, por edhe projektin për pastrimin e deponive ilegale në qytetin e Shkupit.

Këshilltarët e njëjtë, votuan edhe për vendosjen jashtë funksionit të Teleferikut në Vodno, me atë që votuan negativisht në propozimin e NQP që të mund të gjenerojë të ardhura plotësuese përmes dhënies së hapësirës reklamuese në teleferik. Me këtë, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre, e vendosën në rrezik direkt funksionimin rentabil të NQP-së dhe teleferikut.

Për fat të keq, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni i tyre votuan në mënyrë diskriminuese për pikën e miratimit të programeve vjetore të shkollave të mesme, duke selektuar votimin e tyre pozitivisht vetëm në shkollat ku kuadrot udhëheqëse janë persona të cilët atyre iu përgjigjen.

Hipokrizia e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit edhe një herë u dëshmua para qytetarëve. Edhe pse në publik vazhdimisht përsërisnin se e mbështesin programin “Për Shkup modern”, pikërisht ata punojnë në kundërshtim direkt të së njëjtës.

Related posts

Çfarë ndodhi mbrëmë në hyrje të Shkupit? Informacione të detajuara nga ndjekja si në filma nga Policia

Gazeta Max

Osmani: Kemi përgjegjësi historike për konsolidimin e Ballkanit Perëndimor

Gazeta Max

Në 23 vjetorin e masakrës, Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha

Gazeta Max
Lajme

Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO veprojnë në dëm të qytetarëve

Shkup, 29 shtator – Me keqardhje mund të konstatojmë se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, për shkak të interesave të ngushta partiake dhe personale vendosën të veprojnë në dëm të qytetarëve të qytetit të Shkupit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të qytetit të Shkupit, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për Propozim-Vendimin për dhënien e lejes për Programin e ndryshimit të Programit për mirëmbajtje të shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, kanaleve të hapura dhe pastrimin e deponive ilegale në rajonin e qytetit të Shkupit për vitin 2022.

Me këtë ata e stopuan pastrimin dhe zbukurimin e bregut të lumit Vardar si dhe të gjitha degëve të saj, por edhe projektin për pastrimin e deponive ilegale në qytetin e Shkupit.

Këshilltarët e njëjtë, votuan edhe për vendosjen jashtë funksionit të Teleferikut në Vodno, me atë që votuan negativisht në propozimin e NQP që të mund të gjenerojë të ardhura plotësuese përmes dhënies së hapësirës reklamuese në teleferik. Me këtë, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre, e vendosën në rrezik direkt funksionimin rentabil të NQP-së dhe teleferikut.

Për fat të keq, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni i tyre votuan në mënyrë diskriminuese për pikën e miratimit të programeve vjetore të shkollave të mesme, duke selektuar votimin e tyre pozitivisht vetëm në shkollat ku kuadrot udhëheqëse janë persona të cilët atyre iu përgjigjen.

Hipokrizia e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit edhe një herë u dëshmua para qytetarëve. Edhe pse në publik vazhdimisht përsërisnin se e mbështesin programin “Për Shkup modern”, pikërisht ata punojnë në kundërshtim direkt të së njëjtës.

Related posts

Nënkryetari i BDI-së në Dibër i bashkohet VLEN-it

Gazeta Max

Editorial / Ika e të rinjve, Çfarë thotë pushteti, çfarë është realiteti

Gazeta Max

Komisioni Kuvendor për Sistem Politik ka përfunduar debatin për Raportin për punën e Këshillit të Prokurorëve Publik

Gazeta Max