GazetaMax
Lajme

Radev: Sulmi ndaj Pendikovit është rezultat i shkeljeve sistematike të të drejtave të bullgarëve

Sofje, 20 janar – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikov në Ohër, sekretar i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”, deklaroi se “kategorikisht i dënon shkeljet sistematike të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbjeljen e urrejtjes ndaj tyre”, nga çka, siç thotë ai, “ishte rezultat sulmi ndaj bullgarit Hristijan Pendikovit në Ohër”.

“Ambiciet e deklaruara për anëtarësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe angazhimet e ndërmarra për reforma dhe forcimin e normave demokratike në vend ndryshojnë nga realiteti në të cilin jetojnë bullgarët në fqinjin tonë jugperëndimor”, ka shkruar Radev në Facebook.

Ai njoftoi se Bullgaria është e gatshme të organizojë evakuimin ajror të Pendikovit dhe të sigurojë trajtimin e tij dhe se do të tërheqë edhe një herë vëmendjen e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bashkimin Evropian, si dhe të institucioneve evropiane dhe Këshillit të Evropës, ndaj çështjes për respektimin e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Shkelja sistematike e të drejtave të tyre ishte baza e qëndrimit të Bullgarisë se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në progres real në çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve dhe respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas”, shton Radev në postimin në Fejsbuk.

Related posts

LEN: Talat Xhaferi të ndalojë me sabotimet për anëtarin e KSHZ-së, propozimi i opozitës shqiptare është Abdush Demiri

Gazeta Max

Presidenti i Kolumbisë emëron një transgjinore si ‘zëvendësministre’ për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë

Gazeta Max

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

Gazeta Max