GazetaMax
Lajme

Radev: Sulmi në klubin në Ohër është akt absolutisht i papranueshëm

Sofje, 24 nëntor – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev e karakterizoi sulmin ndaj klubit “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër si akt absolutisht të papranueshëm të agresionit, i cili, tha, me dekada u bë në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe kundër bullgarëve, informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Sipas Radevit, krye shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shoqëria duhet ta kuptojnë se rruga drejtë BE-së kalon përgjatë njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, të trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare.

Kjo, sipas Radevit, është mënyra në të cilën qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ecin në rrugën në të cilën shumë herë janë shprehur se duan të ecin – duke respektuar historinë e përbashkët dhe rrënjët e thella të përbashkëta historike.

Ai tha se kur ka pasur presion të madh ndaj Bullgarisë që pakushte t’i lejojë Republikës së Maqedonisë së Veriut që të fillojë bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, atëherë dy herë ka vendosur veto dhe e ka ngritur çështjen para aleatëve dhe partnerëve bullgarë në Bashkimin Evropian për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Radevi, përsëri porositi se të drejtat e tyre së pari duhet të garantohen me përfshirjen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të hapet rruga për bisedimet.

Ai përkujtoi se këtë qëndrim e kanë mbrojtur ai dhe diplomacia bullgare dhe shtoi se atëherë ishin largpamës.

Related posts

Afrim Gashi takoi ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja

Gazetamax.mk

Dorëzohen 17.650 dokumente udhëtimi për qytetarët jashtë Maqedonisë, vetëm në Bern 2.445

Gazetamax.mk

Ligji për marrdhënie pune/ Debat në komisionin për punë dhe politikë sociale

Gazetamax.mk