GazetaMax
Adrenaline

Rahmani – Napoli, lajm i fundit nga Italia

Napoli po planifikon ta shpërblejë Rrahmanin
Napoli po planifikon ta shpërblejë Amir Rrahmanin pas sigurisë që po e shfaq futbollisti kosovar në zemër të mbrojtjes.
Mediat italiane raportojnë se qendërmbrojtësi kosovar shumë shpejt mund ta vazhdojë kontratën me klubin italian.
Përfaqësuesi kosovar ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2024, por “Corriere dello Sport” raporton se klubi nga Serie A e ka bërë gati një kontratë afatgjate, të cilën do t’ia prezëntojë lojtarit, përcjell Express.
Napoli po planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm, por edhe t’i “blindojë” lojtarët që i konsideron si të rëndësishëm.

E njëri prej tyre pa dyshim se është edhe ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës, i cili së bashku me Kalidou Koulibalyn e përbën njërën prej mbrojtjeve më të mira në Serie A.
Krahas Rrahmanit, Napoli synon ta vazhdojë kontratën edhe me qendërmbrojtësin tjetër, Juan Jesus dhe me portierin Meret.
Ditë më parë u spekulua se interesim për Rrahmanin ka shfaqur gjiganti britanik, Manchester United.

Related posts

‘Gazzetta’: Chelsea pas Rafael Leao

Gazetamax.mk

Marcelo i ofrohet Lyonit, por paga problem për francezët

Gazetamax.mk

Përfundon pjesa e parë: Arsenal – Manchester United shënohen 3 gola

Gazetamax.mk