GazetaMax
Lajme

Rakiq njofton se Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës

Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe, si dhe ministri për Kthim dhe Komunitete kanë bërë të ditur se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin serb, Vuçiq.
Këtë e ka bërë të ditur ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ku tha se përveç njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët serbë.
“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë”, është shprehur Rakiq, njofton Klankosova.
Tutje, ai tha se protesta ishte e qetë, por njerëzit janë të frikësuar për fëmijët dhe jetën e tyre.

Related posts

Goran Trajkovski është emëruar u.d. drejtor i ri i ISHT-së

Gazeta Max

Nën kryesimin e Osmanit, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit

Gazeta Max

Drejtuesi i makinës pësoi sulm në zemër/ Zbulohen shkaqet e aksidentit fatal në autostradën Tetovë – Shkup

Gazeta Max