“Urime ditëlindjen, bukuroshe”, Era Sitrefi uron Norën me fjalët më të ëmbëla

Date:

Feston ditëlindjen e 36-të, Era Istrefi me dedikim të veçantë për Norën.
Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Nora Istrefi, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.
E lindur më 25 mars të vitit 1986, artistja ka mbushur plot 36 vite jetë.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në rrjete sociale nga miqtë, familjarët e fansat.
Një të tillë të veçantë ia ka bërë edhe motra e saj, ylli i njohur ndërkombëtarisht, Era Istrefi.
Ajo ka shpërndarë një imazh të tyre në InstaStory, përmes të cilit shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”.

Nora duhet theksuar se u bë pjesë e tregut muzikor shqiptar që në moshë të re dhe tani numëron dhjetëra hite.Sa i përket anës private, ajo po vazhdon të jetë nënë beqare me një përkushtim të madh ndaj vajzës, Reene, që e ndan me muzikantin Robert Berisha.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...